Lëngu për tretje më të mirë

Lëngu për tretje më të mirë

Lëngu për tretje më të mirëNëse pasi të hani ndjeheni se keni gëlltitur një tullumbace dhe ju bën të mendoni se do të eksplodoni, provoni këtë pije të pazakontë.

Kjo pije përbëhet nga grejpfruti dhe limoni, të cilët rregullojnë tretjen nxisin eliminimin e toksinave dhe lëngjeve të tepërta.

Përbërësit e nevojshëm:

– 800 ml ujë

– 30 g xhenxhefil të freskët

– 4 gjethe dafine

– 2 grejpfruta të kuq

– 1 limon

Përgatitja:

Hidhni ujë në një tenxhere të vogël. Qërojeni xhenxhefilin, prejeni në copa të vogla dhe qiteni në ujë. Shtoni gjethet e dafinës dhe dhe nxejeni derisa uji të vlojë, ziejni për tre deri në pesë minuta, hiqni nga temperatura dhe lëreni që të ftohet në temperaturën e dhomës. Pastaj hiqni copat e xhenxhefilit dhe gjethet e dafinës ndërsa në lëng hidhni lëngun e shtrydhur të grejpfrutit të kuq dhe limonit.

Do të fitoni për një litër pije që mund t’a pini në sasi të vogla gjatë gjithë ditës. Tashmë pas një “terapie” të shkurtër të këtë “eliksiri”, do të liroheni nga fryerja e barkut ndërsa pesha e tepërt do të fillojë të shkrihet gradualisht.

Komento