Lëngu që pastron gëlbazin nga mushkëritë

Lëngu që pastron gëlbazin nga mushkëritë

Lëngu që pastron gëlbazin nga mushkëritëKjo recetë për fëmijë është efikase te kolla e fortë dhe ndikon te fëmijët që u dëgjohet një “gërhitje” në gjoks. Në fakt, një gotë e këtij lëngut do të ndihmojë që të hiqni qafe gëlbazin dhe ta forconi sistemin imun.

Përbërësit: 1 gotë tërshërë, 1 gotë sheqer, 1 gotë ujë.

Përgatitja: Tërshërën e pastroni dhe e vendosni në një enë së bashku me një gotë ujë (200 ml). Lëreni që të valojë për disa minuta. Më së miri është ta lini  të valojë në mbrëmje në mënyrë që masa të qëndrojë deri në mëngjes.

Konsumimi: Për çdo mëngjes në lukth të zbrazët ia jepni fëmijës nga një gotë të vogël të lëngut dhe kështu vazhdoni për dyzet ditë rresht. Më pas bëni një pauzë prej 15 ditësh dhe vazhdoni edhe për dyzet ditë të tjera. Fëmijët do ta hedhin gëlbazin dhe do t’u kthehet energjia. Nga kjo masë (1 gotë tërshërë + 1 ujë + 1 sheqer) do të keni mjaftueshëm lëng për 4 deri 5 ditë. Me rëndësi është që të mos i anashkaloni ditët, që fëmijët për çdo mëngjes ta marrin lëngun, për 40 ditë rresht, pauzë prej 15 ditësh, e më pas  përdorni edhe për 40 ditë të tjera.

Komento