Lëshim i rrezikshëm në Flash

Lëshim i rrezikshëm në Flash

Adobe ka zbuluar një lëshim të ri kritik në Flash Playerin e vet i cili mund t’u shkaktojë probleme të ndryshme shfrytëzuesve.

Sipas informatave të publikuara në faqet e Adobe, lëshimi mund të shkaktojë rrëzimin e kompjuterit ose pajisjes mobile, dhe t’u mundësojë sulmuesve potencialë edhe marrje e kontrollit ndaj sistemit të prekur.

Deri më tani në Adobe kanë zbuluar që lëshimi ka filluar të keqpërdoret përmes fajllave Flash, si dhe përmes Excelit të Microsoftit.

Lëshimi prej Adobe Flash Player 10.2.152.33 dhe versioneve të mëhershme në të gjitha platformat e rëndësishme, përfshirë Windows, Mac OS, Linux, Solaris dhe Android, ndërsa arnimi është paralajmëruar të bëhet këto ditë.

Deri atëherë Adobe këshillon shfrytëzuesit dhe azhurnimin e rregullt të softuerit antivirus dhe softuerit tjetër për siguri.

Komento