HomeKëshilla për shtatëzëna Lëvizjet e frytit gjatë shtatzënisënë Këshilla për shtatëzëna Foshnja e shëndetshme është foshnja aktive Që të siguroheni që foshnja juaj po përparon në mënyrë të drejtë, duhet të kontrollohen lëvizjet e saj çdo ditë. Ja disa këshilla me ndihmën e të cilave mund të kontrolloni lëvizjet e foshnjes pas javës së 20 të shtatzënisë: – Gjithsesi numëroni lëvizjet e frytit së paku një herë në ditë. – Planifikoni numërimin në kohë të caktuar gjatë ditës, dhe përsëriteni çdo ditë, në kohë të njejtë. – Duhet ti keni parasysh vetëm gjuajtjet me këmbë dhe lëvizjen e foshnjes. Lëvizjet e lehta të foshnjes nuk duhet numëruar. Në mënyrë që të bëni dallimin në mes të pastrimit të stomakut dhe lëvizjeve reale të foshnjes, mundohuni që ti numëroni lëvizjet rreth 2 orë pas ushqimit. – Mund të shtriheni në anën e majtë (sepse është më mirë për qarkullimin tuaj) derisa numëroni. – Shkruani kohën kur keni filluar të numëroni. Nëse foshnja është e shëndetshme, do të ndjeni rreth 10 lëvizje gjatë 50-60 minutave. Kur do të duhej të brengoseshit? Kur ndjeni që foshnja nuk lëviz së paku 10 herë gjatë një ore, apo edhe më keq, nëse nuk lëviz së paku 10 herë gjatë 12 orëve, ju lutemi që të vizitoni mjekun tuaj menjëherë. Nëse mjeku juaj nuk punon atë ditë, shkoni në spital, që të ju kontrollojnë. Sigurisht do të duhej që të bëni një kontrollë me ultrazë, që të verifikohet gjendja e foshnjes./bebaime/ PrapaPara Komento Anulo Shto Koment
në Këshilla të ndryshme Meshkuj, këto gjëra nuk i keni ditur për femrat! Femrat dhe meshkujt gjithmonë kanë pasur, kanë dhe do të kenë probleme në lidhje më mënyrën si i shohin …
në Këshilla të ndryshme Si të mbani nën kontroll tensionin e lartë të gjakut Nëse e kontrolloni me kujdes tensionin e gjakut nëpërmjet një stili jetese të shëndetshme, mund të mos keni …
në Këshilla Seksuale Përgatisni vetë këtë pije dhe do jeni një bishë në shtrat! Të gjithë meshkujt që kanë probleme me ereksionin ose duan të rrisin performancën e tyre seksuale, duhet të …