LG monitori i ri ofron 3D pa syze nga çdo kënd

LG monitori i ri ofron 3D pa syze nga çdo kënd

LG DX2500 është monitor kompjuterik 25-inçësh me 3D për të cilën nuk nevojiten syzet.

Të gjithë ata që e kanë provuar 3D-në do të konfirmojnë se çfarë lehtësimi është, posaçërisht tek syzet aktive, ndërsa magjinë e vet LG e arrin duke përcjellë kokën dhe sytë e shfrytëzuesit përmes kamerës së integruar.

Me këto të dhëna real-time përllogaritet largësia e tij nga sipërfaqja e ekranit dhe në bazë të kësaj optimizohet paraqitja e fotografisë (edhe pse nuk e kemi të qartë se çfarë ndodh kur monitorin e shikojnë më shumë se një person). Kjo zgjeron këndin përndryshe të ngushtë të shikimit të 3D-së në monitorët me teknologjinë stereoskopike pasive.

Kushton 1500 dollarë dhe mbetet të shihet nëse ky është kombinimi fitues 3D.

Komento