Lidhja e diabetit me pijet pa sheqer

Lidhja e diabetit me pijet pa sheqer

Lidhja e diabetit me pijet pa sheqerKonsumimi i tepërt i pijeve pa sheqer rrit mundësinë e prekjes nga diabeti në mënyrë drastike, sipas një studimi të ri të publikuar të premten në një revistë shkencore.

Studimi u përqendrua në rreth 66 mije shtetase franceze, përdoruese të pijeve “sugar free” dhe në bazë të statistikave, ato goditeshin nga diabeti ndjeshëm më tepër se konsumuesit e versioneve normale të pijeve të ndryshme.

Të dhënat u grumbulluan në një periudhë 14-vjeçare, nga viti 1993 në 2007-n.

Ndonëse të varfëra me kalori, zbulimet e këtij studimi të publikuar në “American Journal of Clinical Nutrition”, bëjnë të qartë se këto lloj pijesh nuk janë detyrimisht të mira për shëndetin.

Arsyeja e rritjes së probabilitetit të prekjes nga diabeti nuk është zbuluar ende, por besohet se shkaqet lidhen me sheqerosësit artificialë.

Tek meshkujt, ndikimi është më i vogël, me një rritje prej rreth 30% të mundësisë së prekjes nga diabeti, por probabiliteti ndryshon drastikisht midis femrave, me shanset e përdorueseve të “sugar free” për t’u prekur nga sëmundja e sheqerit deri në 60% më të larta se mesatarja.

One Comment

  1. ju lutem me jepni adresen e dyqanit qe tregeton TERSHER KOKERRE! ju faleminderit per mirkuptimin , une jame ne pritje te adreses nga ana juaj!

Komento