Lidhja ndërmjet sterilitetit dhe kancerit të prostatës

Lidhja ndërmjet sterilitetit dhe kancerit të prostatës

Meshkujt që vuajnë nga steriliteti janë më në rrezik për t’u prekur nga kancerit në prostatë, sugjerojnë hulumtuesit amerikanë nga Universiteti i Uashingtonit në Sietëll.

Të dhënat e grumbulluara në mes vitit 1967 dhe 1998, duke përfshirë këtu 22.562 pjesëmarrësve nga klinikat në Kaliforni, kishin treguar se meshkujt me sterilitet mesatarisht tre herë janë më shumë të rrezikuar nga kanceri i prostatës. Këto të dhëna ishin botuar edhe në revistën ‘Cancer’.

Ekspertët shtojnë se është mjaft e rëndësishme që këto të dhëna të vërtetoheshin, ngase në atë rast meshkujt të cilët vuajnë nga steriliteti të testohen nëse vuajnë edhe nga kanceri i prostatës.

Komento