Lidhjet moderne na sjellin rregulla moderne

lidhjet-moderne-na-sjellin-rregulla-moderne_hd

lidhjet-moderne-na-sjellin-rregulla-moderne_hdMarrëdhëniet ndërmjet mashkullit dhe femrës kanë pësuar shumë ndryshime me ardhjen e kohës së re,

Nëse të gjitha këto risi ju kanë hutuar deri në atë masë sa që më as vetë nuk dini si të silleni, shkruan Telegrafi, është koha që të informoheni dhe të mësoni se cilat janë ato rregulla moderne që i kanë zëvendësuar rregullat e mira, por të vjetra.

Nëse mashkulli bën ftesën, femra paguan faturën
Hulumtimet kanë treguar që 41 për qind e femrave janë të gatshme të paguajnë faturën kur mashkulli i fton në takim.

Mjaftojnë 15 minuta
Njësoj, edhe meshkujt edhe femrat, 31 për qind e tyre, kanë thënë që u mjaftojnë pikërisht 15 minuta që të kuptojnë se a ia vlen ai takim apo do të jetë totalisht i dështuar. Mirëpo, mos u zhgënjeni, vetëm 12 për qind e tyre thonë që do të iknin nga ai takim i keq, andaj janë të vogla shanset që do të ballafaqoheni me ndonjë situatë të pakëndshme.

Sinqeriteti është opsioni më i mirë
Së paku 52 për qind e të anketuarve janë pajtuar me atë që më mirë është menjëherë të dihet nëse gjërat nuk funksionojnë, sesa të ushqejnë shpresa të rreme. Natyrisht, ekzistojnë mënyra të ndryshme nëpërmjet të të cilave mund ta shfaqni këtë, ndërkaq shumica e të anketuarve preferojnë mënyrën më të butë.

Duhet të prisni
Edhe pse jeta dinamike na imponon që sa më shpejt të shkojmë në shtrat me personin e ri, 80 për qind e të anketuarve thonë që është më mirë të pritet para se të shkohet sa më shpejt në shtrat.

Paraqitja pas takimit
Së paku 48 për qind e femrave dëshirojnë që t’i paraqiten mashkullit brenda 48 orëve, ndërkaq meshkujt akoma janë për atë opsionin “vështirë dorëzohen”. Ata konsiderojnë që më mirë është të pritet edhe deri në tri ditë, së paku kështu thonë 68 për qind e tyre.

Komento