Liqeni që vlon

Liqeni që vlon

Shtegëtimi prej 11 kilometrash, në një lartësi prej 3000 metrash nga Titou Gorge në “liqenin që vlon”, është vendi i vetëm, ku është e mundur të qëndrosh mbi nje liqe që zien.

Quhet kështu ngase ky liqe arrin temperaturën prej 92 gradësh celsius. I frikshëm por, që ia vlen të shihet kjo panoramë Karaibesh.

Plazhet prej rëre dhe ujëvarat e shumta e bëjnë këtë ishull tropikal një ndër ishujt më të vizituar për pushime përrallore.

Aktivitetet gjeotermale dhe ato vullkanike e bëjnë hapsirën prej 739 kilometrash katrorë të Dminikës e cila gjendet mes Gualdalupës dhe Martinikës një parajsë në zhvillim. Kanjonet ekstreme tërheqin vizitorët drejt ujëvarave dhe bazave të vullkaneve të shuara, në mënyrë të magjishme dhe ndjesia e kohës sikur zhduket,e nuk do të mendosh për gjë tjetër.

Shtegëtimi prej 11 kilometrash, në një lartësi prej 3000 metrash nga Titou Gorge në “liqenin që vlon”, është vendi i vetëm, ku është e mundur të qëndrosh mbi nje liqe që zien. Quhet kështu ngase ky liqe arrin temperaturën prej 92 gradësh celsius. I frikshëm por, që ia vlen të shihet kjo panoramë Karaibesh.

Ndryshe, Dominika është vendi i 70,400 banorëve me një sipërfaqe prej 751 kilometrash katrorë. Gjuhët zyrtare të këtij vendi përrallorë janë Anglishtja dhe gjuha Frënge.

Komento