Lodhja e mbrëmjes për shkak të shtypjes së lartë

5
Meshkujt të cilët në mbrëmje luftojnë që të qëndrojnë zgjuar apo para mbrëmjes të dremitin para televizorit, do të duhej të kontrollonin zemrën dhe enët e gjakut sepse kjo është shenja më e shpeshtë e tensionit të lartë të gjakut.
5

Një studim japonez i bërë në 2.400 persona, ka treguar që meshkujt të cilët vuajnë nga hipertensioni më herët shkojnë në shtrat se sa meshkujt të cilët kanë vlerën e presionit të gjakut në normale.

Dhe kur flenë, kanë gjumë jo të mirë,

Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se sa është i rrezikshëm hipertensioni, i cili shpesh është shkaktar i sulmit në zemër dhe sulmit në tru, demencës.Organizata Botërore e Shëndetësisë e vlerëson përgjegjëse për vdekje të 7.5 milionë njerëzve në tërë botën.

Me ilaçe, me ndërrimin e ushqimit dhe mënyrës së jetesës, shtypja mund të mbahet nën kontroll.

Reduktoni konsumin e kripës – doza e rekomanduar ditore përbën një lugë çaji kripë, prandaj mos e teproni.

Gjëja më e frikshme e shtypjes së lartë është se rrallëherë shihen simptomat e saj, edhe kur shtypja e gjakut është në nivele shumë të larta.

Nëse nuk trajtohet, shtypja e lartë e gjakut mund të çojë deri te problemet në shikim, sulmi në zemër, goditja në tru dhe gjendje tjera fatale, duke përfshirë pamjaftueshmërinë e veshkës edhe të zemrës.

Komento