Londra, sa sfiduese e ardhmja

Londra, sa sfiduese e ardhmja

Nesër Londra do të zgjedhë bashkiakun e saj. Në kutinë e votimeve do të shkojë një metropol i ndarë në dysh mes super të pasurve që janë pasuruar në mënyrë marramendëse pikërisht gjatë viteve të krizës dhe të varfërve që janë shndërruar në një ushtri gjigante tashmë.

Kështu, në vigjilje të Olimpiadës, kryeqyteti britanik përjeton krizë dhe pesimizëm.

Është një qytet që me shfajësimin e frikës nga ndonjë sulm terrorist po përgatitet që të aprovojë norma të reja të përgjimit dhe mbikëqyrjes së të gjitha mjeteve të komunikimit nga e-mail-et e deri te mesazhet telefonike. Dhe kjo është ndërhyrja më brutale dhe e paprecedentë që i është bërë ndonjëherë privacisë së njeriut, e paeksperimentuar më parë në asnjë shtet tjetër demokratik. Kësisoj, Londra po evokon Vëllain e Madh të Oruellit.
Londra është qyteti ku bëhet një politikë e ndyrë, e pisët, me skandale, ku edhe aty gjithçka është në shitje dhe nuk ka pikë morali. Është politika e “shitjes së darkave e takimeve” me Kryeministrin e vendit dhe Londra e përgjimeve të paligjshme të tabloideve që formuan një shtet brenda shtetit.
Ndoshta ka të drejtë shkrimtari anglez, China Mieville, autori i një shkrimi të ashpër akuzues ndaj kryeqytetit të publikuar muajin e kaluar nga “New York Times”. “Vërdallë ndihet një shije e hidhur trishtimi, pritjeje, kaosi, dëshire ndryshimi”
Të pasurit e Anglisë nuk kanë qenë kurrë kaq të pasur sa sot. Në renditjen vjetore të publikuar dy ditë më parë në gazetën “Sunday Times” arrihet rekordi prej 414 miliardë sterlinash, më shumë se rekordi paraardhës i vendosur në vitin 2008 para krizës së madhe financiare botërore. Por përveç super të pasurve, të gjithë të tjerët, të gjitha shtresat e tjera po përjetojnë situata shumë të vështira të një krize të tejzgjatur dhe të një depresioni pa fund. Anglezi që dy ditë më parë kërcënoi se do të hidhej në erë ndërsa ndodhej para një shkolle, për arsyen se nuk kishte më asgjë për të humbur, nuk ishte aspak i çmendur. Ishte thjesht një i papunë. Më në fund pas ndërhyrjeve të policisë u arrit që ta bindnin që të hiqte dorë nga akti ekstrem që donte të ndërmerrte, por ndërkohë ky veprim i tij i pashpresë është në fakt simboli i mungesës së shpresës që po përjeton një vend i tërë, sigurisht përveç super të pasurve që nuk janë prekur, përkundrazi begatuar. Një ditë më pas u publikua njoftimi zyrtar se Britania e Madhe kishte hyrë sërish në recesion. Kjo do të thotë se që prej tre muajsh ekonomia e këtij vendi është tkurrur në vend që të shënojë rritje ekonomike. Dhe ky është një recesion që vjen menjëherë pas një recesioni të mëparshëm të ndodhur vetëm pak vjet më parë, në vitin 2008 kur shpërtheu edhe kriza e madhe e bankave dhe e kredive.

Dy recesione, njëri pas tjetrit nuk ishin parë prej kohësh në këtë vend. Situata e fundit e tillë është ajo e vitit 1975. Një situatë e tillë është një goditje për Britaninë e Madhe, e cila në këtë vit shumë të rëndësishëm për të, në vigjilje të olimpiadës, po vuan nga mungesa e rritjes ekonomike. Kryeqyteti britanik është i plagosur, vuan, është i zhytur në pasiguri dhe i trembur. Në horizont është shfaqur “fantazma” e pakënaqësive të mëdha të viteve ’70.

Vetëm dhjetë vjet më parë Londra ishte qendra e botës. Bursa shkonte në mënyrë fantastike duke gjeneruar të ardhura dhe influencë, vlera e pasurive të patundshme dhe e banesave shumëfishohej dhe të gjithë pasuroheshin kush më shumë e kush më pak. Situata ishte optimiste dhe plot shpresë. Ose të paktën kështu dukej nga jashtë. Sot sektori financiar përfaqëson 29% të Prodhimit Kombëtar Bruto në Britaninë e Madhe është ai që ka rënë dhe që po vuan më shumë muajt e fundit. Bankat kanë ngecur, sektori i shërbimeve zvarritet, ndërtimet janë ndalur. Më parë gjithçka shkonte vaj. Ndërsa tani gjithçka shkon ters. Kjo duket që në hyrje të Londrës në aeroportin e Heathrow ku njerëzit mbajnë radhë të gjata për të kontrolluar pasaportat. Arsyeja? Reduktimi i personelit si pasojë e reduktimit të të ardhurave dhe të krizës financiare. Si rezultat të huajt hyjnë në Londër në një atmosferë prej “bote të tretë”. Mesazhet negative janë të vazhdueshme. Kështu për shembull arkipeshkëvi i Canterbury, Eowan William, lideri shpirtëror i Kishës Anglikane, është dorëhequr nga pozicioni. A është parë ndonjëherë që të dorëhiqet Papa? E përse vallë duhet që të ndodhte një gjë e tillë? Cilat mund të jenë arsyet që një lider shpirtëror të japë dorëheqjen? Në një artikull të shkruar në një revistë të specializuar kjo dorëheqje ka të bëjë pikërisht me rëndesën e situatës dhe me shpërthimin e pamëshirshëm të një kapitalizmi katastrofik. E në këtë kaos janë pikërisht ata superpasanikët që përfitojnë dhe thithin gjakun e jetën e njerëzve të zakonshëm dhe të të gjithë të tjerëve. Klerikut të lartë City i Londrës, ose qendra e saj financiare ku bankat dhe institucionet financiare nxjerrin dhëmbët për të zhvatur sa më shumë, ngjan me Babiloninë e lashtë ku mbizotëronte e keqja, grykësia dhe etja për pushtet e para. Londra pra është një lloj Babilonie sot, një qytet ku tregtia dhe përfitimi i parave është forca nxitëse e gjithçkaje. Në këtë qytet gjithçka është në shitje dhe gjithçka ka një çmim. Përfshi edhe ndërgjegjen.

Është ende herët për të parashikuar fatin e kësaj Babilonie moderne. Lojërat Olimpike do të nxjerrin në pah një spektakël global. Mbretëresha do të festojë përvjetorin e saj me të njëjtën ceremoni dhe të njëjtat festime dhe të ftuar. E turistët në qendër të Londrës zor se mund të vënë re me aq sa qëndrojnë në këtë qytet, ndonjë shenjë të krizës së thellë. Kjo sepse në sipërfaqe gjithçka duket ashtu sikundër ka qenë. Por vetëm se qendra e Londrës dhe parqet e saj janë të gjelbra nuk do të thotë se situata është “rozë”. Këtë mendon edhe ish-kryebashkiaku i Londrës, Livingstonei, i cili është kandidat sërish për bashkinë e kryeqytetit, por që sipas sondazheve do të humbasë në favor të kryebashkiakut aktual, Boris Jonson. Në fakt, nuk është se mesazhi i Livingsoton nuk qëndron, por është faji i tij vetë që është një figurë e vjetër dhe nuk sjell asgjë të re në zgjedhje që do të zhvillohen të enjten. Njerëzit duan fytyra të reja, njerëz të papërfshirë me të kaluarën. 67-vjeçari Ken ka qeverisur mjaftueshëm. Megjithatë, modeli aktual londinez i ndarë mes super të pasurve dhe të varfërve, nuk deguston vetëm ish-kryetarin e bashkisë dhe mbështetësit e tij, por shumicën. Le të shohim një zë të vetëm. Që nga viti 1992 deri në vitin 2008 rrjeti i shkollave private në Britaninë e Madhe është rritur me 82%. Dhe kostoja e studimeve për një vit shkollor ka kapur shifrën e 30 mijë eurove në vit, të cilat të shumëzuara për gjithë vitet shkollorë kapin pak a shumë shifrën e gjysmë milioni euro për shkollimin e vetëm një fëmije në sistemin privat shkollor në Britaninë e Madhe. Për dy fëmijë imagjinojeni shifrën të dyfishuar. Ka njerëz që shesin shtëpitë dhe gjithçka që kanë për të shkolluar fëmijët dhe për të paguar faturat e shtrenjta të arsimit privat. Kjo sepse shkollat shtetërore në këtë vend tashmë janë në një situatë shumë të rëndë dhe në shkatërrim të plotë. Por në shkollat private mund të shkojnë vetëm ata që kanë shumë para. Të tjerët janë në mëshirë të punës personale. Një njeri i shtresës së varfër dhe të mesme nuk mund t’i çojë dot më të gjithë fëmijët e tij në një shkollë private. Të gjithë e dinë se gjërat janë shumë keq në sistemin arsimor. Dhe pabarazia dhe shkatërrimi i institucioneve shtetërore shtrihet edhe në fusha të tjera si shëndetësia, transporti e më gjerë. Gjithçka është shumë e shtrenjtë, gjithçka private dhe çdo gjë shtetërore është lënë në mëshirë të fatit dhe nukfunksionon më. Dikur Londra konsiderohej vendi që u ofron të gjithëve mundësi të barabarta. Ishte një vend në të cilin mund të realizoje ëndrrat e tua nëse kishe ide dhe ishte i zoti. Por edhe nëse nuk ishe, shteti të mbështeste me shumë mënyra. Sot është një Londër me shumë pabarazi, padrejtësi, me moral të rënë e shpresë të humbur. Kjo është Londra e vërtetë që përgatitet të presë sportistët më të mirë të të gjithë botës në lojërat olimpike dhe të jetë në qendër të vëmendjes së botës. Është një qytet që me shfajësimin e frikës nga ndonjë sulm terrorist po përgatitet që të aprovojë norma të reja të përgjimit dhe mbikëqyrjes së të gjitha mjeteve të komunikimit nga e-mail-et e deri te mesazhet telefonike. Dhe kjo është ndërhyrja më brutale dhe e paprecedentë që i është bërë ndonjëherë privacisë së njeriut, e paeksperimentuar më parë në asnjë shtet tjetër demokratik. Kësisoj, Londra po evokon Vëllain e Madh të Oruellit. Londra është qyteti ku bëhet një politikë e ndyrë, e pisët, me skandale, ku edhe aty gjithçka është në shitje dhe nuk ka pikë morali. Është politika e “shitjes së darkave e takimeve” me Kryeministrin e vendit dhe Londra e përgjimeve të paligjshme të tabloideve që formuan një shtet brenda shtetit. Ndoshta ka të drejtë shkrimtari anglez, China Mieville, autori i një shkrimi të ashpër akuzues ndaj kryeqytetit të publikuar muajin e kaluar nga “New York Times”. “Vërdallë ndihet një shije e hidhur trishtimi, pritjeje, kaosi, dëshire, ndryshimi”

Komento