Lotët ulin dëshirën seksuale tek meshkuj

Lotët ulin dëshirën seksuale tek meshkuj

Një grup kërkuesish arriti në përfundimin se lotët e femrave ulin dëshirën seksuale tek meshkujt.

Shkencëtarët e Institutit Weizmann në Izrael arritën nëpërfundimin se lotët lëshojnë një sinjal kimik, i cili ul aftësitë nuhatëse tek meshkujt.

Nuhatja është një prej elementëve që ndikojnë tek eksitimi dhe seksualiteti. Studimi arriti në përfundimin se sinjalet ulin nivelet e testosteronit në gjak.

Kërkuesit tani do të shohin se çfarë efekti kanë lotët mashkullorë tek seksi i kundërt.

Komento