Lufta kundër celulitit

Lufta kundër celulitit

Ju propozojmë planin më të mirë për luftë kundër celulitit, por duhet ta dini që rezultatet e secilit program anticelulit fillojnë të shfaqen vetëm pas gjashtë javëve.

Kështu nuk duhet që të dekurajoheni nëse ndryshimet nuk duken pas disa ditëve.

– Kujdesuni me marrjen adekuate të lëngjeve. Më së miri është që të pini ujë të thjeshtë. Uji është i mirë për largimin e toksinave.

– Kafen përpiquni ta ndërroni me çaja të bimëve, sidomos për parandalimin e celulitit është i mirë çaji nga hithrat, pasi që stimulon qarkullimin dhe bën detoksinimin e organizmit. Ikni alkoolit.

– Mundohuni që t’i implementoni sjelljet e drejta të të ushqyerit. Zvogëloni ngrënien e ushqimit të pasur me yndyra të ndryshme si dhe të proteinave me prejardhje shtazore. Rriteni sasinë e pemëve dhe perimeve, ndërsa hidrokarburet e thjeshta zëvendësoni me ato më komplekse.

– Rrisni sasinë e ushqimit të pasur me vitaminë C (fruta dhe perime, lëngje natyrale nga pemët), kalium (banane, pjeshka, portokall, fasule) dhe squfur (proteinat e ushqimit), ngase këto ushqime me sukses i largojnë substancat e dëmshme nga organizmi dhe me këtë e mundin celulitin përbrenda.

– Shmanguni ushqimeve me kripë dhe erëza. Kripa e ka aftësinë e mbajtjes së ujit, që është njëra ndër arsyet themelore të formimit të celulitit.

– Mundësojani organizmit pastrimin e rregullt nga toksinat. Largimi i toksinave nëpërmjet urinës e mundësojnë çajrat e ndryshme bimore, si ata nga hithrat, derisa problemin e kapsllëkut në mënyrë të suksesshme e zgjidhin kumbullat e thata, gruri etj..

– Çdo ditë ndani së paku 30 minuta për ushtrime që të shpejtoni metabolizmin. Notimi konsiderohet ushtrim ideale për parandalimin e formimit të celulitit.

– Siguroni organizmit sasi të mjaftueshme të oksigjenit dhe lejoni lëkurës të djersitet.

– Herë pas here masazhoni në mënyrë të butë pjesët kritike për formimin e celulitit. Masazha stimulon qarkullimin e gjakut dhe e përmirëson lirimin e celulitit sa më shumë të jetë e mundur ajo. Duke pasur parasysh që celuliti gjendet tre deri pesë milimetra nën lëkurë, në indet lidhëse, nuk ka arsye për shtypje të fortë. Masazha asnjëherë nuk guxon që ta kalojë kufirin e dhembjes.

– Siguroni kohë të mjaftueshme për relaksim. Shumë konsiderojnë që formimi i celulitit mund të jetë rezultat i mënyrës stresuese të jetës, kështu që gjatë ditës kushtoni së paku një orë vetes./zeri/

Komento