Luftoni armiqtë e lëkurës

Luftoni armiqtë e lëkurës

Nëse dukeni bukur, ndiheni mirë, ushqeheni shëndetshëm, keni jetë normale dhe i kushtoni vëmendje përkujdesjes së lëkurës, e gjithë kjo do t’ju ndihmojë që të shkëlqeni.

Shmanguni keqbërësve më të mëdhenj: rrezeve të diellit, pirjes së duhanit dhe ëmbëlsirave. Pak rreze dielli janë të mira për shëndetin tuaj dhe mund të ndikojnë në mënyrë freskuese, por megjithatë UV rrezet nuk janë në shërbim të lëkurës tuaj. Prandaj, çdo herë në ditët me diell lyhuni me krem mbrojtës përkatës.

Pirja e duhanit e zvogëlon kolagjenin, substancën e cila lëkurën tuaj e bën të butë. Bëni përpjekje dhe orvatuni që të hiqni dorë nga duhani.

Shumë ekspertë të bukurisë mendojnë se sheqeri ka lidhje të madhe me plakjen e parakohshme, pasi që e ngarkon trupin. Gjithashtu, sheqeri konsiderohet si ushqim me të cilin nxitet rritja e baktereve “të dëmshme” në zorrë, të cilat në të shumtën e rasteve luajnë një rol të madh për paraqitjen e akneve. Prandaj, rekomandohet të shmangen produktet ushqimore të cilat përmbajnë shumë sheqer. Nëse dëshironi të hani sende të ëmbla, më mirë konsumoni pemë.

Në vend që të konsumoni ëmbëlsira, më mirë konsumoni produkte dhe pije të cilat kanë ndikim të volitshëm mbi lëkurë:

* Tanimë sigurisht keni dëgjuar se në qoftë se pini 1,5 l ujë në ditë, kjo do të ketë ndikim pozitiv mbi lëkurën tuaj.
* Konsumoni shumë pemë dhe perime meqë janë të pasura me vitamina dhe minerale.
* Konsumoni shumë peshk, sepse përmban albumina dhe yndyra të cilat ndihmojnë për dukje të bukur të lëkurës.

Thjeshtëzojeni përkujdesjen e lëkurës

Në raftet e të gjitha këndeve për kozmetikë çdo ditë e më tepër ka produkte që premtojnë se do të shpëtoheni nga qeset ndër sy ose aknet dhe puçrrat, por megjithatë përkujdesja e thjeshtë e lëkurës akoma është bari më efikas:

Pastrojeni rrënjësisht fytyrën tuaj me krem të lehtë që e heq grimin dhe papastërtinë. Pastaj fshijeni me leckë basme ose prej pambuku dhe lyhuni me yndyrë ushqyese. Yndyra e bajames është më e përshtatshme për lëkurë të thatë, ndërkaq yndyra e kokrrave të kaçave përgjigjet për plagët nga aknet.

Në mëngjes zgjojeni fytyrën tuaj në atë mënyrë që më shumë herë do ta shpërlani me ujë të nxehtë, dhe pastaj lyeni me kremin tuaj të preferuar për njomjen e fytyrës. Më të mira janë ato kremra që përmbajnë preparate mbrojtëse, si për shembull ekstrakt nga çaji i gjelbër, yndyra esenciale dhe vitaminën E. Në stinën e verës mos harroni të lyheni me krem për mbrojtje nga dielli.

Mbani mend se edhe nëse keni lëkurë të yndyrshme duhet të lyheni me krem për hidratacionin e lëkurës. Në të kundërtën, trupi juaj mund të krijojë tepricë yndyrash dhe ta përkeqësojë problemin.

Natyralja çdoherë është më e mirë

Për lëkurë të shëndetshme dhe të shndritshme gjatë ditës bëni makijazh me të cilin do të dukeni natyrshëm dhe bukur.

Nëse dëshironi ta keni lëkurën e lëmuar, zgjidhni bazë të mirë e cila do të jetë me ngjyrë të njëjtë sikurse edhe lëkura e juaj. Për aknet përdorni mjet për mbulim.

Lyerja me të kuq përherë ndihmon për freskinë e fytyrës tuaj. Nëse keni lëkurë ngjyrë rozë zgjidhni tone me ngjyrë pjeshke. Lëkura e zbehtë dhe e lodhur freskohet me tone kajsie, ndërsa për lëkurë me ngjyrë të errët rekomandohet përdorimi i toneve kuq-kafe.

Tushi për sy me të vërtetë mund t’i theksojë sytë – vini tush vetëm në pjesën e sipërme të kapakut, sepse në të kundërtën sytë e juaj do të duken sikur bien poshtë.
Në fund buzët lyhen me pak shkëlqim ngjyrë rozë dhe jeni të gatshme për ditën e re.

Krihuni

Zgjojeni trupin në mënyrë natyrore – me furçë për trup. Kjo gjë jo vetëm që ndikon në mënyrë stimuluese për zemrën dhe tensionin e gjakut, por ndikon pozitivisht edhe në sistemin limfatik (e zvogëlon celulitin – lëkurë e cila i ngjan lëvores së portokallit).

Furnizohuni me furçë për lëkurë me fije natyrore (gjenden në farmaci, dyqanet e kozmetikës dhe te një numër i madh i firmave kozmetike). Para se të bëni dush, kriheni tërë trupin tuaj. Këtë bëjeni duke filluar nga këmbët lartë dhe furçën lëvizeni në drejtim të zemrës.

Në fund lyhuni me losion për trup dhe bëni masazh në pjesët problematike me qëllim që t’i shmangni materiet e dëmshme të cilat e shkaktojnë celulitin.

3 Comments

  1. pershendetje ne fetyre kom shum pore ju lutem si mund ti largoj ato

  2. PERSHENDETJE NE FETYRE KAME PUCRA SI MUND TI HEQ

  3. pershendetje jam 24 vjeqe dhe dit e me shum po me dalin ca njolla nghyr kafe e mund te me tregoni qa dueht te perdori q kto njool te me hiqen ju faleminderit

Komento