Luhatjet e temperatures, pasojat ne zemer

Luhatjet e temperatures, pasojat ne zemer

Personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës duhet të zgjedhin me kujdes ambientin së ku jetojnë. Mjekët këshillojnë se duhet të tregohen të gjithë të kujdesshëm, që të evitohen sa më shumë ato ambiente, ku ndotja e ajrit është më e theksuar.

Shkaku kryesor i infarktit është mungesa e vajtjes se oksigjenit bashkë me gjakun në qelizën muskulore, por kjo në zonat me ndotje të lartë shtohet akoma edhe më tepër. Pikërisht për të shmangur këto probleme, mjekët këshillojnë të përdoren ecjet në ambientet me ajër të pastër.

Por edhe të ftohtët është një nga shkaktarët e tjerë, kryesore, që sjellin probleme për të sëmurët me zemër. Kardiologët theksojnë se ata persona, të cilët zgjedhin të konsumojnë alkool për të përballuar të ftohtin duhet të kenë shumë kujdes.

Shkaktarët
Kjo zgjidhje është krejtësisht e rrezikshme për shëndetin dhe kryesisht për zemrën e tyre. Por si dhe sa ndikojnë kushtet atmosferike në sëmundjet e zemrës. Përderisa shkaku i infarktit është mungesa e vajtjes së bashku me gjakun e oksigjenit në qelizën muskulore, kuptohet që jetesa në një mjedis të pastër është thelbësore për mbarëvajtjen e shëndetit të të sëmurëve me zemër. Në një vend ku ndotja nga pluhurat, gazrat e makinave apo edhe ndërtimet do të thotë që një frymëmarrje bëhet e vështirësuar. Si pasojë dhe sasia e oksigjenit që ai njeri thith është më e pakët. Kjo sjell automatikisht pasoja të shëndeti i atyre personave që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Ndryshe ndihet një person në një ambient klimaterik të pastër, si në Dajt apo edhe në breg të detit dhe ndryshe ndihet një njëri në mes të Tiranës. Këtu flasim për njerëzit më shëndet të mirë, atëherë ç’duhet të mendojmë për ata që kanë problemë në zëmër?! Kështu që ndotja e ambientit ndikon më shumë tek të gjithë njerëzit, pastaj për ata që vuajnë nga zemra kjo është akoma dhe më e theksuar. Po ashtu luhatja e temperaturave dhe kryesisht i ftohti, japin tek të sëmurët me zemër një sërë pasojash. Edhe luhatjet e temperaturave apo edhe ato ekstreme krijojnë probleme tek njerëzit.

Temperaturat e larta
Për temperaturat e larta, problemi nuk është shumë i madh, sepse venat e gjakut hapen dhe qarkullimi i tij bëhet lirisht. Kur flasim për temperatura të larta nuk mund të themi për pikun, kur i kalon 30 gradët dhe një person ekspozohet në diell, sepse në këtë rast çdokush është i rrezikuar në këto temperatura. Që një mot i ngrohtë suportohet më lehtë, se sa një mot i ftohtë, gjatë të cilit bëhet ngushtimi i enëve të gjakut. Personat që kanë probleme me koronaret, sindroma anginoz, kur shkojnë për të fjetur dhe mbështillen me një çarçaf të ftohtë ndihen edhe krizat e para.

Faktorët negativë
Një stres dhe problem i cili e shoqëron personin për një kohë të gjatë, atëherë mund të jetë burim i një sëmundjeje zemre.

Faktor tjetër është duhani, i cili është shumë riskant, kur pihet në sasinë mbi 20 cigare në ditë për një kohë të gjatë, ndihmon në zhvillimin e arterosklerozës në arterien koronare. Por duhani është një faktor i korrigjueshëm. Tjetër faktor është mbipesha dhe kjo edhe mund të korrigjohet. Tjetër mund të rendisim nivelin e lartë të yndyrës në gjak.

Një nga faktorët që mund të korrigjohet disi është hipertensioni, ose siç e njohin të gjithë tensioni i lartë i gjakut. Kemi edhe diabetin, një nga faktorët që mund të shkaktojë parainfarktin, i cili është një faktor kompleks rreziku tek njerëzit mbi peshë. Tek njerëzit mbi peshë futen te burrat ata persona të cilët kanë një perimetër barku mbi 105 centimetra dhe tek gratë 103 centimetra. Por edhe dietat futen tek shkaktarët dhe faktorët, që mund të japin një parainfarkt.

Ambientet e ftohta e të ngrohta, pasojat
Gjithashtu, nëse një i sëmurë del nga një ambient i ngrohtë në një ambient të ftohtë, kryesisht në dimër ndiejnë menjëherë dhimbjen e gjoksit.

Pra më i rrezikshëm për shëndetin është moti i ftohtë, se sa temperaturat e ngrohta, por këtu përjashtohet gjithmonë piku i vapës. Shumë persona gjatë periudhës së dimrit shtojnë konsumin e pijeve alkoolike. Shtrohet pyetja a ka ndonjë ndikim në shëndetin e zemrës. Të përdorësh alkoolin për të përballuar të ftohtin nuk është aspak mënyra e duhur.

Kjo është këshilla e parë e nevojshme për të gjitha moshat, pavarësisht nëse janë të sëmurë nga zemra. Konsumimi i tepërt i alkoolit dhe i më shumë se një kafeje në ditë nga të rinjtë dhe moshat e tjera është krejtësisht i rrezikshëm për shëndetin dhe kryesisht për zemrën e tyre. Nëse teprohet me alkool dhe kafe, që kryesisht preferohet nga të rinjtë, të rrahurat e zemrës do të shtohen, duke ngritur tensionin e gjakut dhe shkaktuar në këtë mënyrë edhe kriza zemre.

Faktorët për një shëndet sa më të mirë:
-Të konsumohen sa më shumë lëngje të pasura me vitamina.
-Kryesisht vitaminat më të mira janë B1, B6 dhe vitamina C.
-Duhet të eliminohet sa më shumë përdorimi i kafeve.
-Të eliminohet konsumimi i pijeve alkoolike.
-Të eliminohet pirja e duhanit.
-Këshillohen shëtitje në ajër të pastër.
-Është e preferueshme që të gjitha moshat të konsumojnë çaj.
-Të shmangen lëvizjet gjatë orëve kur i ftohti është më i ashpër.
-Kujdes të mos vishen me rroba shumë të trasha.
-Veshjet e stinës duhet të jenë të përshtatshme për rehatinë e trupit.

Faktorët që shkaktojnë parainfarktin
-Stresi i vazhdueshëm shkakton parainfarkt
-Pirja e duhanit është faktor kryesor për një sëmundje zemre. -Pirja e alkoolit shkakton probleme dhe parainfarkt në zemër
-Mbipesha predisponon gjithmonë një parainfarkt.
-Mosha, kalimi i të pesëdhjetave, është ndër faktorët e parainfarktit.
-Seksi mashkull është më i prekur nga kjo sëmundje.
-Hipertensioni dhe moskurimi i tij shkakton infarkt.
-Moskurimi i diabetit bëhet shkak për një infarkt.
-Dietat e forta shkaktojnë problemë në zemër.
-Kushtet atmosferike luajnë një rol të madh në punën e zemrës.
-Sëmundjet e zemrës, nga e kanë origjinën.
-Një stres dhe problem i cili e shoqëron personin për një kohë të gjatë, atëherë mund të jetë burim i një sëmundjeje zemre.
-Faktor tjetër është duhani, i cili është shumë riskant, kur pihet në sasinë mbi 20 cigare në ditë për një kohë të gjatë, ndihmon në zhvillimin e arterosklerozës në arterien koronare.

Komento