Mangani, në arra dhe drithëra integrale, mund ta luftojë E.Colin

Mangani, në arra dhe drithëra integrale, mund ta luftojë E.Colin

Një substancë e gjetur në arra dhe në drithëra integrale ka mundësi që një ditë të ndihmojë doktorët për të luftuar një lloj helmimi me ushqim që kishte sëmurë mijëra evropianë në verën e kaluar, thotë studimi i bërë në minjtë.

Derisa ka shumë lloje të mikrobeve që mund të shkaktojnë helmim me ushqim, shpërthimi evropian kishte përfshirë një variant të rrezikshëm të bakterit E.Coli. Ky bakter infekton njerëzit me një lloj helmi të quajtur “Shiga”.

Disa nga bakteret po ashtu e prodhojnë këtë helm, i cili brenda një viti shkakton më shumë se një milion vdekje në gjithë botën.

Shpërthimi i helmimit të ushqimit që kishte kapluar Evropën kishte infektuar rreth katër mijë njerëz dhe ka shkaktuar pesëdhjetë vdekje. Por ende nuk ka ndonjë tretman definitiv për helmin me “Shiga”.

Megjithatë, shkencëtarët kanë raportuar se ata mund t’i mbrojnë minjtë kundër dozës vdekjeprurëse duke injektuar në ta mineral të manganit. Kafshët janë injektuar me mineral për shtatë ditë para se t’i ekspozoheshin helmit.

Derisa minjtë e patrajtuar kanë ngordhur brenda katër ditëve, ata që kanë qenë të injektuar me mineral kanë mbijetuar shëndetshëm. Mangani ka bërë që helmi të shkatërrohet nga qelizat.

Shkencëtarët kanë nevojë për të bërë hulumtime të mëtejme për të parë nëse mangani do të funksionojë edhe te njerëzit. Mangani tashmë është aprovuar për përdorim mjekësor dhe është jo shumë i shtrenjtë, kanë thënë ata. Kështu që mund të bëhet posaçërisht i dobishëm sidomos në vendet në zhvillim, ku janë shfaqur më shumë raste të helmimit me “Shiga” kanë shkruar hulumtuesit nga universiteti “Carnegie Mellon” në Pittsburgh.

Komento