Masa për t’a forcuar imunitetin

Masa për t’a forcuar imunitetin

Stina e re sapo ka nisur, por fatkeqësisht shumë prej nesh nuk janë të gatshëm për ta pritur buzagaz. Me një sistem korrekt ushqyerjeje dhe me një administrim të mirë të stresit, do të jeni vërtet në gjendje ta përballoni sa më mirë stinën e vjeshtës dhe dimrit.

Gjatë vjeshtës është vënë re se kemi një rënie më të madhe të flokut, krahasuar me muajt e tjerë të vitit. Ky proces që prek gjithë qeniet njerëzore, në këtë periudhë manifestohet edhe te gjitarët që kanë qime në trup. Megjithatë, në disa raste vihet re një rënie jashtë normave të lejuara, ndaj është e nevojshme të ndërhyhet për ta parandaluar.

Grifonia
Parandalon depresionin e vjeshtës

Grifonia njihet ndryshe si bima e humorit të mirë. Ajo është një tjetër bimë e domosdoshme në vjeshtë. Bima ka nisur të përdoret gjithmonë e më shumë këto vitet e fundit, duke parë efektet pozitive që ka mbi humorin tonë. Në të vërtetë, ajo është shumë e pasur me 5HTP, një aminoacid që trupi ynë arrin ta kthejë në serotoninë. Ajo këshillohet për të gjithë ata që ndihen nervozë, jo të qetë dhe pa humor. Gjendet në farmaci në formën e kapsulave. Doza e këshilluar është një kapsulë në mëngjes dhe një në mbrëmje.

HITHRA
Mbrojtësja e flokëve në vjeshtë

Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit.

LULET E PJESHKËS
Kura më e mirë për bajamet

Shumica prej nesh e ka provuar se çfarë do të thotë të të dhembin bajamet. Në të shumtën e rasteve ato shkaktohen nga sëmundje të tjera, siç është gripi ose ftohja. Megjithatë, nuk duhet të shqetësohemi, pasi mjekët popullorë e kanë gjetur kurën e kësaj sëmundjeje.

Shkenca dhe mjekësia kanë vërtetuar se çaji me lulet e pjeshkës ndihmon në shërimin e bajameve. Për përgatitjen e mjekimit të inflamacionit të bajameve, nevojiten 15 deri 30 gramë lule pjeshke, që më pas duhen zier në 500 ml ujë. Kjo masë pihet në formë çaji ose përdoret si gargarë.

Komento