Mashtrimet rreth duhanit

Mashtrimet rreth duhanit

Ata janë aq të rinj, të lumtur dhe të lirë- të gjithë ata njerëz nga reklamat për cigare. Sikur duan të thonë se vitalitetin, ngjyrën e shëndetshme të trupit dhe madje edhe peizazhin pas vetës ia kanë borxh asaj kutie të vogël në plan të parë.

Pse në fakt pimë duhan dhe s’duam ta heqim qafe atë shprehi?

Duhani relakson, qetëson dhe zvogëlon problemet 

Bindja më e popullarizuar thotë: “Kur ju duket që gjithçka është kundër jush, duhani iu ndihmon që të gjeni paqen shpirtërore”. Në fakt duhani është refleksi kryesor, atavizëm, zëvendësim për sindromë oral, thotë psikoterapeuti Dmitrij Kleckov. Duhani në fakt është prapambeturi në zhvillimin psikik të njeriut. Për shembull, një foshnje e shqetësuar kërkon gjirin e nënës, ndrysa duhanpirësi kapet për cigare. Kjo do të thotë s njeriu psiqikisht nuk është i pjekur dhe nuk di mënyrë tjetër që të mbrohet nga stresi. Andaj psikologët përpiqen që të zbulojnë ato arsyet e fshehta dhe të thella pse njeriu nuk mund të heqë qafe duhanin.
Gjatë pirjes së duhanit paraqitet varshmëria e dyfishtë: ajo nga nikotina dhe psikologjike.

Njeriu mund të lirohet nga varshmëria e nikotinës brenda një jave, por shumë më të vështirë e ka të lirohet nga varshmëria psikologjike. Njeriut i mungojnë të gjitha ato rituale të vogla me të cilat është mësuar: gjithsesi në mënyrë specifike ndez cigaren, e mbanë në dorë, e sill mes gishtave, e krahas këtyre pinë kafe dhe bisedon me miqtë.
Kur nuk ekziston kjo paraqitet shqetësimi dhe frika nga humbja e ritualeve të zakonshme. Psikologët këshillojnë ndonjë mjet më të butë për qetësim krahas terapisë substicionale: çamçakëz, bonbone… në rastet më të rënda ndihmon hipnoza apo format tjera të psikoterapisë.

Frika se do të trashën 

Shpesh mund të dëgjohet bindja se nikotina merr pjesë në këmbimin materieve se kur s’ka më nikotinë organizmi fillon të plotësojë atë mungesë me shtimin e grumbullimit të yndyrës. Në fakt nikotina s’ka lidhje me procesin e krijimit të yndyrës në organizëm. Më parë mund të thuhej se cigarja ka lidhje me monotoni apo dëshirë që të krijohet pauza. Kjo nënkupton se kur njeriu ndjen nevojë që të pushojë apo të argëtohet me diçka, duhanpirësi kërkon cigare. E ata të cilët e kanë lënë duhanin më së lehti e kanë të hanë diçka. Do me thënë nëse s’doni të trasheni më së miri është të gjeni interesim tjetër, për shembull të shëtisni pak apo të pini një filxhan çaj…

Ndihmon të mendojmë

Mes duhanpirësve mbretëron bindja se më së shpejti do të kthjellën apo do të zgjedhin problemin nëse e ndezin një cigare.
Në fakt cigarja nuk ndihmon që të koncentrohemi por vetëm t’i qetësojmë impulset nervore. Kur njeriu e lë duhanin ai ka përshtypjen se pa cigare s’mund të relaksohet apo të fokusohet në atë çfarë bënë.
Arsyeja qëndron në atë se nga njëra anë, materiet nga cigaret bllokojnë impulset nervore ndërsa nga ana tjetër deri diku stimulojnë qelizat e trurit. Andaj na duket se pas cigares jemi qetësuar dhe mendimet tona po ashtu. Por ky efekt është i shkurtër. Ai arrihet pas një apo dy cigareve dhe nuk zgjat shumë. Pas kësaj krijohet varshmëria psikologjike kur me cigare i lidhim ndjenjën e relaksit apo përkundrazi, koncentrimi të shtura ndonëse kjo është vetëm përshtypje që nuk i përgjigjet realitetit.

Largon kokëdhembjen dhe dhembjen e dhëmbit

Duhanpirësit janë të bindur në këtë arsye. Është e vërtetë se nikotina deri diku kontribuon në ngushtimin e enëve të gjakut, por ky efekt është aq i dobët saqë vërehet pas pauzës së madhe (së paku 6 orë mes 2 cigareve). Andaj këtu më parë bëhet fjalë për efekt psikologjik që ua tërheq vëmendjen në diçka tjetër. Andaj më mirë përdorni ilaçe jo duhan.

Faktet për duhanpirësit 

Në së paku 90 për qind të rasteve duhani është shkaktar i kancerit të mushkërive; në 15 deri në 20 për qind të rasteve është fajtor për krijimin e sëmundjeve të tjera onkologjike, në 75 për qind të rasteve është shkaktar i bronhitisit kronik dhe emfizemit të mushkërive ndërsa në 25 për qind të rasteve shkaktar i sëmundjeve kardiovaskulare.

Çka ndodh kur e lëmë duhanin 

Tetë orë pasi që nuk pimë duhan, koncentrimi i oksigjenit në gjak rritet në kufijtë normal. Pas tre deri në nëntë muaj funksionimi i frymëmarrjes përmirësohet për 10 për qind. Pas pesë vjetëve rreziku nga infarkti zvogëlohet dyfish, ndrysa pas 10 vjetëve zvogëlohet edhe rreziku nga kanceri i mushkërive.
Asnjë mjek nuk konstatoi se mushkëritë janë pastruar krejtësisht aq pas 10 vjetëve pasi është lënë duhani. Shkalla e rigjenerimit të indeve varët nga shumë faktorë, mes tjerash edhe mosha. Sa më herët që ta lëmë duhanin aq më mirë.

Komento