Mask për lëkurë të rrudhosur me vetëm 2 përbërës!

Mask për lëkurë të rrudhosur me vetëm 2 përbërës!

Mask për lëkurë të rrudhosur me vetëm 2 përbërës!Me kalimin e kohës, elasticiteti i lëkurës tonë ndryshon. Për fat të mirë, ka dy përbërës të thjeshtë që mund të luftojnë rrudhat dhe t’ju ofrojnë lëkurë të mirë dhe të fortë. Është fjala për kastravecin dhe të bardhën e vezës.

Përbërësit e ndodhur në kastravec të tilla si vitamina C dhe K luftojnë radikalet e lira të cilat janë përgjegjëse për rrudhat e lëkurës. E bardha e vezes ka aftësinë të forcojë lëkurën.

Prisni kastravecin në gjysmë dhe zhvisheni nga lëkura. Pastaj, priteni në copa të vogla, jo më të mëdha se 1 cm.

Vendosini pjesët e copëtuara në blender dhe përziejinipër 2 minuta në shpejtësi të mesme. Përzierje duhet të bëhet tul. Vendoseni tulin e kastravecit mbi sitë dhe nxirreni lëngun për ta përzier me një të bardhë veze.

Aplikoni përzierjen në pjesë të trupit ku doni të forconi lëkurën , mbajeni për 15 minuta dhe pastaj lajeni me ujë të ftohtë. Për rezultate më të mira, përdoreni këtë maskë një herë ose dy herë në javë.

Komento