Maska detoksikuese për fytyrë dhe flokë

Maska detoksikuese për fytyrë dhe flokë

Maska detoksikuese për fytyrë dhe flokëPastrojini flokët dhe lëkurën nga materiet e dëmshme të mbledhura me supermaskaKohën nuk mund ta ndalim, por me kujdes të duhur mund të ndikojmë në proceset e plakjes në cilëndo moshë të jetës.

Me mënyrë të shëndetshme të të jetuarit dhe me detoksikime të kohëpaskohshme është e mundur që të nxiten proceset e përtëritjes së qelizave, të përmirësohen aftësitë e tyre mbrojtëse dhe me këtë të ngadalësohet plakja. Jua sjellim trajtimet më të mira për detoksikim për lëkurë dhe flokë të shkëlqyer, e ato mund t’i bëni edhe vetë në shtëpi.

Pasta detoksikuese për fytyrë

Mary Novosel, aromaterapeute, ka sqaruar se si në fund të dimrit metabolizmi fillon të zgjohet dhe të shpejtohet, forcohet këmbimi i materieve dhe rritet nevoja për materie rigjeneruese, të cilat i kemi humbur gjatë stinës së dimrit. Për shkak të metabolizmit të ngadalësuar, por edhe për shkak të ushqimit të njëjtë organizmi gjatë muajve të dimrit është i prirë që të mbledhë helme. Por, për t’ia lehtësuar atë proces organizmit, aromaterapeutja thekson se së pari duhet ta pastrojmë me detoksikim nga barra e materieve të dëmshme, të cilat e ngadalësojnë qarkullimin e materieve të vlefshme ushqyese të nevojshme për përtëritje. Flokët atëherë duken shpesh si kashtë, krihen vështirë dhe janë gjithmonë të elektrizuara, ndërsa lëkura është si e hirtë ose e verdhë, e tharë ose tepër e yndyrshme, e ndjeshme nga inflamacionet.

Image
Përbërësit për pastë shtëpiake:

3 lugë me shafran indian në formë pluhuri
3 lugë me vaj të kokosit
3 lugë me mjaltë të livadhit

Përgatitja :

I përzini të gjithë përbërësit dhe e ndani një lugë të vogël, të cilën duhet ta hani pasi që t’ia keni qitur pak piper të kuq. Maskën e mbani për 20 minuta e më pas e hiqni me xhel për pastrim të fytyrës. Procedura duhet të përsëritet çdo dy ditë, ndërsa mund të konsumohet për çdo ditë nga një lugë e vogël.

Pastrimi me argjilë

Falë mineraleve që përmban, argjila në vete lidh molekula, yndyra dhe toksina organike dhe sidomos në rast të lëkurës dhe flokëve të yndyrshëm dhe të dëmtuar, rekomandohet që shpesh të bëhen maska nga argjila, të cilat i pastrojnë poret e lëkurës dhe rrënjët e flokëve, e furnizojnë shtresën e jashtme me minerale dhe ofrojnë piling të lehtë për lëkurë.

I përzini disa lugë me argjilë të gjelbër në formë pluhuri me disa lugë me vaj ose çaj,
I shtoni më së shumti pesë pika vaji eterik,
I përzini përbërësit dhe maskën e aplikoni në flokë,
Nëse ju mbetet përzierje, e aplikoni në fytyrë, qafë dhe dekolte.

Nëse ju duket se pas aplikimit të maskës flokët ju kanë mbetur të yndyrshëm, mund t’i lani me shampon, e në fund i shpëlani mirë me një çaj që do të ofrojë kujdes, por edhe vëllim të shtuar për flokët.

Komento