Maska e duhur për lëkuren tuaj

Maska e duhur për lëkuren tuaj

Maska e duhur për lëkuren tuajE çfarë do mund të ishte më e mirë për lëkuren se sa një maskë e përgatitur me banane dhe pjeshkë. Kjo maskë është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, sepse nuk e irriton atë dhe nuk shkakton asnjë reaksion alergjik. Pa provoni pak shijen dhe aromen? Nëse i pelqeni këto dy fruta atëherë ju themi që aroma e këtyre dy frutave ka një efekt qetësues në sistemin tuaj nervor. Në këtë mënyrë ju bëni dy gjëra me një veprim; trajtoni fytyren me masken e duhur si dhe do të bëni një terapi aromatike.

Përbërësit;

½ banane

½ pjeshkë

1 lugë miell tërshëre

Përgatitja;

Merrni bananen, heqni lëkuren dhe shtypeni me lugë deri sa të bëhet në formë pureje. Merrni pjeshkën ndajeni përgjysem dhe heqni faren, vendoseni në blender dhe pasi të jetë grirë hidhni me radhë në blender dhe përbërësit e tjerë. I lini aty për dy minuta sa të jenë përzierë mirë dhe  të jetë krijuar maska e duhur për ju. Vendoseni masken në fytyrë dhe e lini të qëndrojë 20 minuta.

Komento