Maska natyrale kundër rënies së flokëve

Maska natyrale kundër rënies së flokëve

Maska natyrale kundër rënies së flokëveKjo mënyrë është efikase, sepse përdoren vitamina të forta, të cilat parandalojnë rënien e flokëve, forcojnë rrënjën e tyre dhe ndihmojnë në formimin e melaninës, në kombinim me vaj ushqyes dhe mjaltë.

Për ta parandaluar humbjen e flokëve, forcuar strukturën e saj dhe për ta nxitur rritjen, nevojitet që ta përgatisni këtë maskë dhe ta përdorni 1 po 2 herë në javë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Maska kundër rënies së flokëve

Receta:

– 1 ampulë vitamina B6 (Bedoxin), që mund ta blini në barnatore;

– 1 ampulë vitamina B12 (OHB12), mund ta blini në barnatore;

– 1 g vitamina C në pluhur (mund ta blini në barnatore);

– 1 lugë të supës me vaj ricinisi;

– 1 lugë të supës mjaltë;

– 2 lugë të supës me balsam.

Përgatitja e maskës:

Përzieni të gjithë përbërësit. Vendosni në flokët e palarë. Së pari në rrënjë e më pas e radhisni nëpër secilën pjesë. Në kokë e vendosni një qese prej najloni dhe e mbuloni me peshqir, duke shndërruar efektin e saunës. Maskën ta mbani në flokë për një orë. Më pas flokët i shpëlani në mënyrë të zakonshme. Në vend të ampulave, si zëvendësim mund të përdorni edhe tharëm të bukës, i cili është një ndër burimet më të pasura për vitamina të kompleksit B.

Komento