Maska nga kefiri për flokë shkëlqim dhe vëllim

Maska nga kefiri për flokë shkëlqim dhe vëllim

Maska nga kefiri për flokë shkëlqim dhe vëllimMaskat me bazë kefiri kontribuojnë në shkëlqimin dhe vëllimin e flokëve. Përveç kësaj, janë të shkëlqyeshme për forcim, kurim dhe rritje të flokëve dhe mund t’i përdorni edhe në kushte shtëpiake.

Falë karakteristikave të saj ushqyese dhe hidratuese, maska nga kefiri i bën flokët të butë dhe të mëndafshtë. Në përbërje të kefirit gjenden vitamina të grupeve B dhe E si dhe proteina, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Maska e thjeshtë për dendësi të flokëve

E ngrohni pak kefirin dhe e aplikoni në flokë të tharë në tërë gjatësinë, ndërsa kujdes të veçantë u kushtoni rrënjëve. Ia bëni një masazh kokës, në mënyrë që maska të absorbohet dhe të nxitet qarkullimi i gjakut. Mbështilleni kokën me një qese najloni dhe e ngrohni me një peshqir ose kapelë. Mbajeni maskën për 30-40 minuta, e më pas flokët i shpëlani me ujë të ngrohtë dhe i lani me shampon. Këtë procedurë mund ta bëni një ose dy herë në javë.

Maska për rritje të flokëve

Në këtë recetë përdoret tharmi i bukës, i cili është i njohur për stimulim të rritjes së flokëve. Do të keni nevojë për 100 ml zefir, 20 g tharm, 1 lugë të gjellës me mjaltë dhe një të verdhë të vezës. Për efikasitet më të madh mund ta shtoni edhe një ampulë me vitaminë B, e cila stimulon rritjen e flokëve. I përzini të gjithë përbërësit në kefirin e ngrohur pak dhe aplikojeni maskën në tërë gjatësinë e flokëve. Mbështilleni kokën e lëreni maskën të veprojë për një orë. Më pas i lani flokët si zakonisht. Kjo recetë është, gjithashtu, efikase kundër zbokthit dhe ndihmon në forcimin e flokëve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Maska hidratuese

I përzini 100 ml zefir, 1 të verdhë të vezës dhe një lugë të gjellës me vaj ulliri. Aplikojeni në flokë dhe mbajeni maskën, jo më pak se një orë. Mos harroni, sikur edhe në recetat e mëparshme, kujdes të veçantë dihet t’u kushtoni rrënjëve të flokëve dhe masazhit të kokës. Kjo maskë shpëlahet shumë mirë me shampon. Bëjeni një herë në javë.

Komento