Maska për flokë të butë dhe me shkëlqim

Maska për flokë të butë dhe me shkëlqim

Maska për flokë të butë dhe me shkëlqimShumica e femrave vuajnë nga problemet e zakonshme të flokëve, që zakonisht shfaqen në formë të zbokthit apo rënies së tyre, probleme këto që kërkojnë trajtim të veçantë.

Mirëpo, edhe nëse nuk keni probleme të tilla, është e rëndësishme t’i përdorni përbërësit e mëposhtëm, sidomos nëse dëshironi që të keni flokë më të butë e me më shumë shkëlqim

Kosi

Kosi është një produkt i shkëlqyeshëm për rikthimin e shkëlqimit të humbur të flokëve. E tëra që duhet të bëni është t’i trajtoni flokët, nga rrënjët deri tek maja, me kos të fituar nga qumështi me shumë yndyrë dhe ta lini kosin që ta kryejë punën e vet për 15-20 minuta.

Mjalti

Ndonëse pas aplikimit bën që flokët të bëhen ngjitëse, duke ofruar kështu një ndjenjë jo edhe aq të dëshiruar, mjalti është një produkt çudibërës, që ndikon në zbutjen e flokëve, si dhe ua kthen shkëlqimin flokëve tuaj. Në një enë përzieni mjaltin me vaj ulliri dhe përzierjen e fituar aplikojeni në flokë, duke e lënë të qëndrojë për pesëmbëdhjetë minuta, para se t’i pastroni flokët.

Vezët

Vezët janë shumë të rëndësishme për trajtimin e flokëve, andaj në një enë përzieni mirë të kuqtë e një veze me jogurt. Përzierjen e fituar aplikojeni në flokë, para se t’i lidhni flokët duke formuar stilin e flokëve topuz dhe lëreni përzierjen ta kryejë punën e vet për pesëmbëdhjetë minuta, para se përfundimisht t’i pastroni flokët me ujë të ftohtë dhe shampon.

Majoneza

Majoneza, përveçqë i bën më të butë flokët, ua shton edhe shkëlqimin. Andaj, aplikojeni majonezën në lëkurë të kokës dhe në flokë, para se t’i mbështillni flokët me një qese dushi, duke ia lënë majonezës kohën e mjaftueshme prej pesëmbëdhjetë minutash që ta kryejë punën e vet. Përfundimisht, pastrojini flokët me shampon dhe kënaquni me flokët e mrekullueshëm.

2 Comments

  1. Jam Tea 18 bjecare nga qyteti i bilishtit ..,kam fole ngjyre geshtenje dhe kam probleme me renien e flokeve ...kete problem e kam ven dukshem ka rreth nje vit . Ju lutem me ndihmoni me nje maske ose shampo per mos renien e flokeve ?

  2. dua ta provoj kete me veze por nuk jam e sigurt se qfar do mi bej flokeve ndoshta mi domton haha ....LOL...... smile :)

Komento