Maska për një lëkurë normale

maske

Dëshironi të keni një lëkurë të butë si mendafsh? Maskat në qëndrat estetike janë shumë të kushtueshme për t’i dhënë trajtimin e duhur lëkurës suaj, por, egziston gjithmonë një zgjidhje më e lehtë. Maskat të cilat mund t’i pergatisni në shtëpi kanë rezultuar mjaft të efektshme. Por cila është maska e duhur për ju?

Maskë me banane dhe majonezë. Marrim një banane, i heqim lëkuren dhe e ndajmë në pjesë të vogla. Hedhim bananen në një tas, pastaj hedhim tre lugë majonezë, i përziejmë dhe i shtypim me lugë deri sa të jetë krijuar një masë në formë pureje. Në fund e vendosni masken me kujdes mbi fytyrë larg rrathëve të syrit dhe larg kontureve të buzëve. E lëmë të qëndrojë masken për 5 minuta dhe e shpërlajmë fytyren me ujë të vakvt. Avokadoja është një përbërës të cilin mund t’a shtojmë në këtë maskë sepse ka një efekt shumë të mirë tek lëkura juaj.

 

One Comment

  1. estetik jo shendet sa per te qeshur...

Komento