Maska për thembra të bukura

Maska për thembra të bukura

Maska për thembra të bukuraMoti i mirë me vete e sjell edhe kohën për sandale. Për të pasur efekt të plotë, këmbët duhet që të trajtohen. Ju sjellim disa receta, të cilat mund t’i përgatitni në shtëpi.

Rrepa

Për ilaçin e parë ju nevojitet vetëm rrepa. Qërojeni, e preni dhe në ujë të valë e qitni vetëm një pjesë. Kur të zihet, e shtrydhni, e qitni në vendet kritike në thembër, i vishni çorapet dhe e lini që të veprojë së paku dy orë. Ky trajtim duhet të aplikohet për çdo ditë gjatë një jave, e kur pjesët e çara fillojnë të shërohen, procedurën e përsëritni dy herë në javë.

Uthulla e mollës dhe vaji i ullirit

Mjet efikas është edhe ai i bërë nga uthulla e mollës dhe vaji i ullirit. I përzini pjesët e barabarta të dy përbërësve dhe e qitni përzierjen në një gotë. Me të çdo mbrëmje, para fjetjes, i lyeni thembrat e çara. Natyrisht, duhet që pas aplikimit t’i vishni çorapet, sepse kështu e shpejtoni procesin e shërimit.

Banania, mjalti dhe lëngu i limonit

Efikase është edhe përzierja e bërë nga banania, mjalti dhe lëngu i limonit. Shtrydheni bananen, ia shtoni një lugë të vogël me mjaltë dhe gjysmë luge të vogël me lëng të limonit. Të gjitha i përzini mirë, dhe e aplikoni në thembra, i vishni çorapet dhe e lini që të veprojë së paku gjysmë ore.

Komento