Maska që mund t’ua kthejë jetën flokëve tuaj

Maska që mund t’ua kthejë jetën flokëve tuaj

Maska që mund t’ua kthejë jetën flokëve tuajEfektet e përdorimit të kësaj maske të jashtëzakonshme do të jenë mbresëlënëse, e më e rëndësishmja është se zgjasin shumë. Është ideale për të gjitha llojet e flokëve dhe është aleate e shkëlqyeshme në luftën kundër rënies së flokëve.

Nëse dëshironi që t’i forconi, rigjeneroni dhe t’i ushqeni flokët e dëmtuar, kjo maskë me tharm do të jetë një zgjedhje e shkëlqyeshme. Aplikojeni në flokë dy herë në javë në periudhë prej gjashtë deri tetë javëve, e nëse mendoni se është e nevojshme, vazhdojeni trajtimin edhe për katër javë të tjera, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

1 lugë e vogël me qumësht të ngrohtë
1 lugë e vogël me mjaltë (ose sheqer)
20 gramë tharm të freskët (nëse nuk keni të freskët, mund të përdorni edhe të tharë, por duhet ta dini se në këtë rast keni nevojë për më pak tharm – 7 gramë të tharmit të tjerë zëvendësojnë 40 gramë tharm të freskët)

Përgatitja:

Në qumësht e qitni mjaltin (ose sheqerin) dhe kur të tretet ia shtoni tharmin. Përzierjen e përgatitur e lini që të qëndrojë 20 minuta në vend të ngrohtë, më së miri në një vend me diell.

Aplikimi

Maskën e aplikoni në flokë të sapolarë dhe të lagët. Filloni nga rrënjët dhe vazhdoni drejt skajeve. Nuk do të gaboni edhe nëse këtë maskë e aplikoni në flokë të palarë. Në fund, e merrni një qese najloni, e qitni në kokë dhe e mbështillni me peshqir. Maskën e lini që të veprojë së paku një orë, e më pas flokët i lani me shampon. Ky lloj i maskës më së miri vepron kur të ngrohet, sepse një mjedis i tillë është më i miri për zhvillim të kërpudhave nga tharmi. Me rritjen tyre, rritet gjithashtu sasia e vitaminave, mineraleve proteinave dhe materieve të tjera ushqyese. Në këtë mënyrë flokët ushqehen me të gjitha gjërat e nevojshme për rritje dhe përtëritje.

Komento