Maska të shpejta me vaj ulliri për flokë të shëndetshëm

Maska të shpejta me vaj ulliri për flokë të shëndetshëm

Maska të shpejta me vaj ulliri për flokë të shëndetshëmVaji i ullirit mund të konsiderohet si mbreti i tryezës të çdo familjeje.

Ai përmban antioksidantë, vitamina A dhe E të cilat janë shumë të dobishme për të përshpejtuar rritjen e flokëve, si dhe u japin atyre elasticitet, densitet dhe shkëlqim.

Maskat e ndryshme me bazë vajin e ullirit do t’ju bëjnë të keni flokë të bukur dhe të shëndetshëm. Maskë me të verdhë veze dhe vaj ulliri për flokë të thatëPër këtë maskë ju nevojiten: 2 të verdha veze, 2 lugë vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle lëng qepe. Para se të bëni këtë maskë duhet të keni vendosur një qepë të kuqe në një gotë me ujë të vakët për 24 orë. Bashkoni të verdhat e vezëve me vajin e ullirit dhe lëngun e qepës. Trazoni përbërësit derisa maska të lidhet. Aplikoni maskën në të gjithë gjatësinë e flokut duke e masazhuar me mollëzat e gishtave për 5 minuta. Lërëni të veprojë mbi flokë për 30 minuta. Mos u shqetësoni aroma e vezës dhe qepës nuk do të ndihen sepse përthithen nga vaji i ullirit. Bëjeni këtë trjajtim dy herë në javë.
Maskë më vaj ulliri dhe avokado për flokë që këputenPër këtë maskë ju duhen:1 avokado e pjekur, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë majltë dhe1 lugë kos natyral. Kaloni në blender tulin e avokados së pjekur. Më pas shtoni vajin, kosin dhe mjaltin. Bluajini së bashku derisa të përftohet një masë homogjene. Aplikojeni mbi flokët e lagur nga rrënja deri tek majat dhe mbajeni për 40- 50 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe lani kokën si zakonisht. Flokët tuaj do të jenë më të butë dhe plot shkëlqim.

Komento