Maskat natyrale

Maskat natyrale

Maskat natyraleMaskat e fytyrës bëjnë mrekulli në lëkurën tuaj, duke ju ndihmuar që të fitoni lëkurë më të hidratuar dhe të çliruar nga qelizat e vdekura.

Farmacitë dhe dyqanet e produkteve të bukurisë janë të mbushura përplot me maska për fytyrë, megjithatë, këto lloj maskash përmbajnë sasi të mëdha kemikalesh, që mund t’ua dëmtojnë lëkurën. Andaj, për një zgjidhje më të përshtatshme, përdorni ndonjërën prej maskave me nga dy përbërës, të cilat ua kemi sjellë më poshtë ,raporton Gazeta Kosova Sot

1. TRANGULLI DHE SHAFRANI Me siguri ju ka ndodhur që shpesh të shihni femra, të cilat i vendosin fletëzat e trangullit në sy. E, arsyeja e kësaj është që trangulli ka efekt qetësues në lëkurë. Shafrani, në anën tjetër, ndihmon në luftimin e pezmatimeve, që mund të shkaktojnë shfaqjen e akneve dhe shenjave të tjera në fytyrë. Përbërësit: ½ trangull të qëruar ½ lugë çaji pudër shafrani Udhëzime: Shtypeni mirë e mirë trangullin dhe pastaj shtojani shafranin. Maskën e fituar aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta, para se ta pastroni.

2. DOMATJA DHE QUMËSHTI A dëshironi të çliroheni nga yndyra e tepërt në fytyrë dhe t’ia ktheni shkëlqimin natyral fytyrës suaj? Natyrisht që po! Kjo maskë është shumë e lehtë për t’u krijuar dhe ka ndikim të madh në shkëlqimin e fytyrës. E mira e kësaj është që kjo maskë duhet aplikuar gjatë natës, kur nuk keni aktivitete. Përbërësit: 2 lugë gjelle qumësht 1 domate Udhëzime: Ndajeni domaten përgjysmë dhe zhyteni në qumësht Trajtojeni fytyrën me domaten e zhytur në qumësht Prisni derisa përzierja të jetë tharë, pastaj përsëriteni procesin edhe dy herë të tjera.

3. MASKA QË LUFTON AKNET Shpeshherë shenjat në fytyrë ua prishin ditën. Andaj, nëse edhe ju jeni njëra nga femrat që vuan nga aknet dhe puçrrat, kjo maskë do t’ju hyjë në punë tej mase. Kjo pasi që maska, recetën e të cilës mund ta gjeni më poshtë, ua ushqen lëkurën me lëndë të nevojshme ushqyese. Përbërësit: 1 lugë gjelle vaj kokosi 1-2 pika vaj të trungut të çajit Udhëzime: Përzieni mirë të dy përbërësit dhe ngadalë bëjini masazh fytyrës suaj. Lëreni lëkurën që ta thithë përzierjen, para se përfundimisht ta pastroni fytyrën.

4. MJALTI DHE SODA E BUKËS Shenjat e zeza në fytyrë shfaqen si pasojë e mbylljes së poreve dhe kurthimit të papastërtive në to. Andaj, pastrimi i poreve parandalon shfaqjen e shenjave të zeza në lëkurë, duke bërë që ju të fitoni lëkurë të patëmetë dhe tejet tërheqëse. Përbërësit: 2 lugë gjelle sodë buke 1 lugë gjelle mjaltë Udhëzime: Përzieni sodën e bukës dhe mjaltin për ta krijuar një pastë të trashë. Aplikojeni përzierjen në fytyrë dhe prisni për efektin magjik të saj për 15-20 minuta. Përfundimisht, pastrojeni fytyrën me ujë të vaktë dhe shijojeni ditën!

5. MJALTI DHE BANANIA Kjo maskë është krijuar nga Lauren Conrad, andaj edhe është e mrekullueshme. Maska në fjalë ua hidraton lëkurën dhe në të njëjtën kohë parandalon shfaqjen e akneve dhe rrudhave si dhe, më e mira është që ka një kosto tejet të përballueshme. Përbërësit: 1 banane të vogël 1 lugë çaji mjaltë Udhëzime: Shtypeni mirë e mirë bananen dhe pastaj shtojani mjaltin, para se t’i përzieni mirë përbërësit. Shpërndajeni përzierjen në fytyrë, prisni 20 minuta dhe përfundimisht pastrojeni fytyrën me ujë të vaktë.

6. MASKA PËR LËKURË TË THATË Nëse keni lëkurë të thatë, atëherë kjo maskë është për ju! Kjo maskë ua ushqen lëkurën me lëndë ushqyese, duke e bërë atë më të butë dhe në të njëjtën kohë ia rikthen shkëlqimin e humbur. Përbërësit: ½ avokado 1 lugë gjelle mjaltë Udhëzime: Shtypeni mirë avokadon dhe pastaj shtojani mjaltin dhe përzieni mirë të dy përbërësit. Aplikojeni përzierjen në fytyrë, lëreni rreth 20 minuta dhe përfundimisht pastrojeni.

Komento