Maskë hidratuese me qumësht

Maskë hidratuese me qumësht

Maskë hidratuese me qumështQë të përgatisni një maskë të mirë hidratuese nuk ju nevojiten produkte speciale, mjafton që të gjeni ato të duhurit dhe që të jenë natyral. Në përgjithësi sasia dhe shumëllojshmëria e këtyre produkteve gjënden në frigoriferin e guzhinës. Kjo maskë është shumë e mirë për shëndetin tuaj dhe të lëkurës, pasi shtalbi i djathit është i pasur me kalcium, dhe përthithet menjëherë nga qelizat trupore.

Përbërësit;

1 lugë shtalb djathi

1 lugë qumësht

1 lugë mjaltë

Përgatitja;

Në një pjatë hidhni shtalbin e djathit, qumështin dhe mjaltin. Përzieni mirë përbërësit me një rrahës dore deri sa të krijohet një masë homogjene. Lani dhe pastroni fytyren me një locion special. Me masken e krijuar lyeni fytyren dhe qafen për të pasur efekt të njëtrajtshem. E lini masken të qëndrojë 20 minuta dhe shperlani fytyren me ujë të vakët.

Komento