Maskë me avokado

avokado

Dëshironi të trajtoni lëkuren e fytyrës suaj me një produkt cilësor, natyral dhe shumë efikas? Fytyra juaj është shumë e yndyrshmme, vuani nga papastërtitë e shumta që mbledhin poret, atëherë përse të mos provoni t’a trajtoni atë me një maskë të thjeshtë të cilen mund t’a përgatisni në shtëpi. Madje, përbërësin kryesor të kësaj maske mund t’a keni në shtëpi zakonisht, ose e blini në tregun më të afert të fruta-perimeve.

Përbërësit

1 avokado

Merrni avokadon, heqni lëkuren, pastaj grijeni imët. Avkoadon e grirë imët e vendosni mbi lëkurë dhe e lini të qëndrojë deri sa lëkura juaj të ketë marrë gjithë esencën. Pastaj, shperlajeni fytyren me ujë të vakët dhe e lyeni me një krem zbutës. Ky trajtim do të heqë yndyren e tepërt në fytyrë, do të pastrojë poret dhe do t’a bëjë më të freskët.

Komento