Maskë me karrotë dhe mjaltë

maske me karrot

Dëshironi të trajtoni lëkuren e fytyrës tuaj me një maskë të mirë? Trajtimet kozmetike janë të kushtueshme, dhe nuk mund t’i përballoni dot nga ana ekonomike, atëherë ju ftojmë të provoni masken me karrotë. Duke qënë se trajtimet kozmetike janë të kushtueshme, kohët e fundit kemi vërtetuar se trajtimet me produkte natyrale të cilat mund t’i përgatisni vetë në shtëpi janë shumë më të efktshme dhe të mira për lëkuren.

Përbërësit

1 karrotë

1 lugë mjaltë

Merrni një karrotë, qerojeni, pastaj bëjeni pure. Hidhni karoten në një tas, shtoni pastaj mjaltin, përzieni mirë me një mikser deri sa të shkrihen së bashku. Masken e përgatitur e vendosni në fytyrë dhe e lini të qëndrojë 10 minuta. Pastaj shpelani fytyren me ujë të vakët dhe lyeni fytyren me një krem hidratues. Kjo maskë shërben edhe për ato femra që kanë probleme me aknet.

Komento