Maskë me kos për flokët

maske me kos

Për ato femra të cilat kanë flokë të thatë, të dobët dhe dëshirojnë t’i trajtojnë ato me maskat e duhura kjo recetë do t’ju ndihmojë t’i risjellni në formë ato, t’ju dhuroni shkëlqim dhe shendetin e duhur.

Përbërësit;

1 të bardhë veze

¼ filxhan kos natyral të thjeshtë

¼ filxhan majonezë

Përgatitja;

Rraheni të bardhen e vezës deri sa të bëhet shkumë, përziejeni me kosin dhe majonezën, masazhojeni mirë mbi flokë të lagur më parë me ujë. Mbulojeni me një qese plastike, ose kapuç të cilin e perdorni posaçerisht kur jeni në dush. E lini masken të qëndrojë 30 minuta, pastaj lajeni koken me një shampo të butë. Këtë mask bëjëni të pakten një herë në muaj që të shikoni rezultate të kënaqshme.

Komento