Maskë me limon për të zbutur flokët

maske

Kjo maskë e thjeshtë, të cilen mund t’a përgatisni fare lehtë në shtëpi është shumë e mirë për flokët  e thatë dhe skalpin e kokës. Përdoreni në vend të shampos dy herë në javë gjatë gjithë dimrit   që t’i mbani flokët në formë dhe të duken të mrekullueshëm.

Përbërësit;

3 vezë

1 lugë lëng limoni i freskët

1 lugë vaj ulliri

1 lugë majonezë

Përzjeni të gjithë përbërësit deri sa të krijohet një pastë e butë, pastaj hedhni edhe tre lugë shampo masës, i përzjeni deri sa të jenë shkrirë me njëra-tjetren. Pasi t’i keni lagur flokët me ujë vendoseni këtë maskë në vend të shampos suaj, shperlajeni kokën me ujë të vakët. Masën e tepruar e vendosni në frigorifer deri pas tre ditësh dhe i lyeni sërish flokët me masken.

One Comment

  1. Me duket se jeni tu bo hajgare me neve... Majoneze???
    Lene allahile mos shkruani kesi fore femijesh.

Komento