Maske me luleshtrydhe, mjaltë dhe sheqer i errët

maske (1)

Acidi salicilik i cili gjëndet lehtësisht në luleshtrydhe është një kurues mjaft i mirë për lëkuren e fytyrës, veçanerisht për ato persona të cilët kanë probleme me aknet. Gjithashtu një efekt shumë të rëndësishem kanë edhe përbërësit e tjerë të kësaj maske, limoni dhe mjalti ndikojnë në pastrimin e poreve dhe heqjen të papastërtisë së krijuar në lëkurë. Pasi të keni përgatitur masken e lini të qëndrojë në frigorifer për 12 orë.E freskët është shumë më e mirë dhe më e këndshme për lëkuren.

Koha që do t’ju duhet për të përgatitur këtë maskë është 5 minuta.

Përbërësit;

6 luleshtrydhe të freskëta

1 lugë mjaltë

1 lugë sheqer të errët

1 lugë limon të freskët

Pastroni luleshtrydhet dhe ndajini ato në pjesë të vogla, krijoni një lëng duke i shtypur luleshtrydhet me një piru, ose me fundit e gotës. Hedhni luleshtrydhet në një tas, pastaj shtoni mjaltin, sheqerin e errët dhe lëngun e limonit. Sipas dëshirës ju mund të shtoni edhe përbërës të tjerë për t’a pasuruar edhe më shumë masken. Vendoseni masken mbi fytyrë dhe lëreni të qëndrojë 10 minuta, në fund e shperlani me ujë të vakët dhe vendosni një krem zbutës për të lëmuar fytyren.

Komento