Maskë me mjaltë

mjalte

Maska më e mirë për fytyren tuaj është maska më mjaltë sepse ju ndihmon që të hapni poret dhe t’i pastroni ato. Kjo maskë është e domosdoshme për të hapur poret, për të hequr papastertinë, dhe në fund t’i mbyllni ato. Një lëkurë me shkëlqim është një tipar i veçantë i cili e bën unike çdo femër. Madje edhe nëse është errësirë, nëse një femre i shkëlqen lëkura e bën atë edhe më shumë magjepse.

Përbërësit;

Dy lugë mjaltë

Me një mjaltë natyral, i cili është i shkrirë lyeni fytyren dhe e lini të qëndrojë deri sa fytyra të ketë marrë gjithë esencën e mjaltit, dhe të vëreni që mjalti po thahet mbi lëkurë. Në fund e shperlani me ujë të vakët dhe me ujë të ftohët më pas që të mbyllni poret. Trajtojeni disa herë në muaj lëkuren tuaj me këtë maskë dhe do të keni një lëkurë të butë si mendafsh dhe me shumë shkelqim.

Komento