Maskë me mollë për fytyrë të yndyrshme

Maskë me mollë për fytyrë të yndyrshme

Maskë me mollë për fytyrë të yndyrshmeQë të pastroni fytyrën tuaj dhe të rregulloni yndyrën e lëkurës tuaj, provoni të bëni këtë maskë bukurie dy herë në javë.

Nevojiten:

▪ 1 mollë e pa qëruar
▪ 5 lugë të vogla kos

Pastrojeni mollën nga brenda, hiqini farërat dhe prijeni në copa të vogla.

Grijeni në blender deri sa të bluhet mirë dhe të jetë në formë kremi.

Përzieni me kosin duke e trazuar me një lugë apo pirun. Përhapeni maskën në fytyrën tuaj dhe lëreni të veprojë për 15 minuta.

Në fund, shpëlajeni me ujë të bollshëm të vakët dhe fshijeni butë me një peshqir.

Komento