Maskë me mollë

molle

Frutat janë një përbërës shumë i mirë nëse i bëni pjesë të trajtimeve tuaja për lëkuren. Prandaj, ju këshillojmë që t’i përdorni sa më shumë frutat si në konsumim, dhe si pjesë përbërëse të një recetë për trajtimin e lëkurës suaj. Kjo maskë do të rigjenerojë qelizat, pastrojë poret, dhe freskojë lëkuren. Provoni të trajtoni lëkuren me masken që ne do t’ju sugjerojmë dhe pas disa kohëve do të ngelni të befasuar nga rezultati fantastik.

Maskë me mollë, përbërësit;

1 mollë

1 lugë mjaltë

1 lugë miell tërshere

Merrni mollen, pastrojeni nga lëkura, grijeni imët dhe shtypeni me një piru, pastaj shtoni miellin e tërshëres dhe mjaltin. Përzieni masken mirë deri sa të krijohet një masë e njëtrajtshme pastaj lyeni fytyren, dhe pjesën e qafës. Trajtimin e lini të qëndrojë në fytyrë deri sa të thahet, dhe pastaj e heqni nga lëkura me ujë të vakët. Vendosni edhe një krem zbutës për të vazhduar efektshmërinë e maskës.

Komento