Maskë me pjeshkë dhe kastravec për fytyren tuaj

maska

Kjo është një maskë e mrekullueshme të cilën e kanë zbuluar më së fundmi krijuesit më të njohur në botën e kozmetikës. Kjo maskë përbëhet vetëm nga dy përbërës, pjeshka dhe kastraveci. Pjeshkët e pjekura mirë janë të mbushura me vitamina A të cilat do t’ju ndihmojnë të pastroni poret dhe të eleminoni aknet. Kastraveci, nga krahu tjetër e freskon dhe i dhuron shkëlqim lëkurës falë përbërjes së tij me silicë. Kastravecët luftojnë yndyrën dhe djersitjen e lëkurës, dhe ju ndihmojnë që të pakësoni rrathët e zinjë poshtë syrit tuaj.

Përgatitja e kësaj maskë bëhet duke pasur në shtëpi përbërësit si, kastravec dhe pjeshkë. Përzieni me një miksër gjysmën e kastravecit dhe një pjeshkë të plotë. Aplikoni maskën mbi fytyrë dhe e lini të qëndrojë rreth 15 minuta, pastaj e shplani fytyrën me ujë të vakët.

Komento