Maskë me proteina dhe arrë kokosi

maske with proteins

Proteinat e marra nga përbërësi i vezës dhe efektet e tjera zbutëse nga përbërësit e tjerë do të gjallërojnë edhe flokët më të dëmtuar. Përdoreni këtë maskë të pakten një herë në javë gjatë gjithë muajit, pastaj vendoseni sa herë të dëshironi.

Përbërësit;

2 vezë

3 lugë qumësht arrë kokosi

2 lugë mjaltë

2 lugë vaj ulliri

1 lugë ekstrakt vanilje

Përgatitja;

Në një tas hedhni të gjithë përbërësit dhe përzieni me një piru deri sa të formohet një pastë e njëtrajtshme. Vendoseni mbi flokë para se t’i keni larë ato me shampo, e lini të qëndrojë masken 30 minuta. Shperlani kokën me ujë të vakët, pastaj me shampo si zakonisht dhe mundohuni të përdorni sa më pak tharëse apo xhel për stilimin e flokëve.

Komento