Maskë me sodë buke për kunjat e zeza

Maskë me sodë buke për kunjat e zeza

Maskë me sodë buke për kunjat e zezaNëse keni probleme me puçërrat të cilat kanë kunja të zeza në brendësine e tyre, atëherë ju këshillojmë të provoni maskën që ne do t’ju sugjerojmë më poshtë. Ky trajtim është shumë i thjeshtë për t’u përgatitur, dhe nuk do t’ju marrë shumë kohë.

Përbërësit;

Sodë buke

Ujë

Përgatitja;

Hidhni në një pjatë soden e bukës dhe ujin, përzieni deri sa të krijohet një masë e trashë, pastaj masken e vendosni dhe masazhojeni plotësisht mbi fytyrë.  Preparatin e lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Pasi fytyra të ketë marrë gjithë esencën e maskës, e shperlani fytyren me ujë të vakët. Trajtoni fytyren me këtë maskë jo më shumë se një herë në javë pasi përbërja e sodës mund të dëmtojë fytyren. Është më së e mjaftueshme një herë në javë për të pastruar aknet, dhe kunjat e zeza të akomuluar në fytyrë.

Komento