Maskë me vezë

4

Kush ka kohë ose para të shpenzojë shuma të mëdha në sallonet estetike, vetëm për të paguar dike i cili do t’ju thotë që ju keni një lëkurë të tmerrshme e cila ka nevojë për trajtim. Mjafton që të levizni pak në shtëpinë tuaj, të shkoni tek frigoriferi dhe të nxirrni një vezë. Nëse keni lëkurë të thatë ndani të kuqen nga e bardha e vezës dhe e lyeni fytyren vetem me të kuqin e vezës, nëse keni lëkur të thatë lyeni fytyren vetem me të bardhen e vezës.

Për një lëkurë normale ju mund të lyeni gjithë fytyren me një vezë, dhe e lini të qëndrojë për disa minuta. Në fund, shperlajeni fytyren me ujë të vakët dhe lyeni fytyren me një krem zbutës i cili do t’ju ndihmojë që lëkura të ruajë vetitë shkëlqyese që i ka dhuruar veza. Kjo maskë është me të vërtetë shumë e mirë, nëse e përgatisni të pakten 2 herë në javë brenda një periudhe të shkurter do të vëreni ndryshime në fytyren tuaj. Në fund të kësaj maske, dhe pasi t’a keni përsëritur atë disa herë do t’a dashuroni pamjen e lëkurës tuaj të freskët dhe të butë si mëndafsh.

Komento