Maskë për fytyrë më bajame dhe ananas

Maskë për fytyrë më bajame dhe ananas

Në qoftë se do të bëjmë peeling në fytyrë ky duhet të jetë shumë i lehtë.

Sigurisht që gjithçka varet nga gjendja e lëkurës suaj dhe nga dëshira juaj. Në qoftë se pëlqeni që të reagoni me një farë energjie merrni bajame të ëmbla të grira hollë dhe pastaj bashkojini me aq ujë sa mjafton për të krijuar një maskë kremi.

Përbërjen aplikojeni në fytyrë duke e masazhuar lëkurën por jo për një kohë më të gjatë se sa dy minuta. Më pas lajeni.

Në qoftë se lëkura e fytyrës suaj ka vetëm një shtresë mjaft të lehtë qelizash të vdekura, përdorni lëngun e ananasit i cili ka aftësi të mira për të zhvilluar peeling. Kështu pasi të keni shtrydhur një gjysmë ananasi shpërndajeni në të gjithë fytyrën. Mbajeni jo më tepër se 5-6 minuta dhe lajeni fytyrën.

Përsëriteni të njëjtën gjë tre javë me radhë duke e aplikuar një herë në javë. Në këtë pikë jeni gati për të përballuar stinën me një lëkurë të bukur dhe të rigjeneruar mirë.

Komento