Maskë për pastrimin e poreve

limona

Keni një lëkurë të papastërt e cila për shkak të yndyrës së shumtë bën që tek poret tuaja të mblidhet pisllek? Po kërkoni një produkt të mirë me të cilin mund të trajtoni lëkuren tuaj? Trajtimet estetike në sallone janë shumë të kushtueshme, madje shpesh-herë kanë efekte negative mbi lëkurë. Provoni të trajtoni ato me një maskë fare të thjeshtë, e cila kërkon vetëm pak minuta për t’a vendosur në fytyrë.

Maskë me limon

Mjafton që të merrni një limon të freskët, e shtrydhni dhe i merrni gjithë lëngun me tul. Lëngun e limonit e hedhni në një garzë dhe më pas masazhoni fytyren me garzë lehtë. Ju mund të zëvendësoni garzen me pambuk, por do të ketë një efekt më të vogël. Kjo maskë ju ndihmon që të pastroni poret e lëkurës, të freskoni lëkuren tuaj, dhe në fund e shperlani fytyren me ujë të vakët. Mos harroni të vendosni një krem zbutës mbi lëkurë që ajo të mos irritohet nga kontakti me ajrin e ashpër në ambient.

Komento