Mazokizmi seksual

Mazokizmi seksual

Mazokizmi karakterizohet me pritjen që personi ka për të qenë i poshtëruar psikikisht dhe i dhunuar fizikisht (ndjenjë kënaqësie dhe eksitimi seksual kur goditet, rrihet, lidhet e përndrydhet, kur i shkaktohet një vuajtje e torturë fizike.

Dr. Nazim Shtini,
psikoneurolog

Disa mazokistë ndjejnë eksitim dhe kënaqësi seksuale kur gjatë marrëdhënieve seksuale veprojnë fantazitë dhe dëshirat seksuale mazokiste nëse ato mungojnë shqetësohen shumë. Në disa raste fantazitë mazokiste përmbajnë akte të përdhunimit fizik të rnazokistit, personat dëshirojnë të kapen ose të lidhen nga të tjerët, deri në atë situatë që ata të mos jenë në gjendje të zgjidhen, as të kenë mundësi për të shpëtuar nga rreziku për jetën. Persona të tjerë zbatojnë vetë fantazitë dhe dëshirat seksuale mazokiste të tyre, p.sh., lidhin veten me litar, shpohen me gjilpëra, djegin veten me mjete të nxehta, me cigare, me shkrepës, tentojnë të goditen me rrymë elektrike, vetëdëmtohen me mjete të ndryshme etj.

Fantazitë dhe dëshirat mazokiste kanë tendencë skllavërimi fizik, skllavërimi sensor (zënia e syve), rrahje, goditje me pëllëmbë kryesisht në vithe, rrahje me kamzhik, prerje me mjete të mprehta, dëmtime me rrymë elektrike, shpime me gjërpërë që shoqërohet me ulërima, akte poshtërimi të tij duke urinuar dhe defekuar mbi të, dëshira dhe kënaqësia për të qenë i detyruar për t’ u zvarritur e lehur i qen ose për të qenë i sharë dhe i ofenduar verbalisht. Mazokistët mund të vishen me rroba të seksit të kundërt sepse ndjejnë kënaqësi e nxitje seksuale si të poshtëruar në identitet. Ata mund të kenë dëshirë të trajtohen si fëmijë, pa përkrahje dhe të vishen me pelena (“infantilizmi”).

Një formë e veçantë dhe e rrezikshme c mazokizmit seksual është “Ipoksifilia”, që është një gjendje e rëndë vdekjeprurëse e që karakterizohet m pakësim të theksuar të qarkullimit të gjakut dhe të oksigjenit të trurit, që shkaktohet me dëshirën e vetë mazokistëve, duke përdorur mjete dhe mekanizma që vështirësojnë dhe pengojnë si qarkullimin e gjakut në tru, ashtu edhe frymëmarrjen, si p.sh. shtypje kraharori, shtypje dhe zënie e hundës, përdorim i lidhjeve të grykës, përdorim i çantave plastike, me anë të të cilave mbulojnë fytyrën dhe kokën, duke shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje, përdorin substanca kimike p.sh. nitrit i avullueshëm që pakëson përkohësisht oksigjenin e trurit, me anë të vazodilatacionit periferik.

Pakësimi i oksigjenimit të trurit mund të realizohet vetë nga mazokisti ose me ndihmën e një partneri. Në disa raste të përdorimit të këtyre procedurave mazokiste, mund të ndodhin vdekje aksidentale, si pasojë e keqfunksionimit e mjeteve të përdorura, e gabimeve të mënyrave të heqjes së mjeteve nga hunda apo të ligaturave (lidhjeve) ose nga gabime të tjera.

Disa mazokistë meshkuj vuajnë gjithashtu nga fetishizrni seksual, fetishizmi transvestik seksual dhe nga sadizmi seksual. Fantazitë seksuale mazokiste ka mundësi të formohen që në fëmijërinë e hershme. Për një partner, mosha në të cilën zhvillohet veprimtaria mazokiste fillestare është e ndryshme, por më e shpeshta është ajo e adulterisë së hershme. Mazokizmi seksual, zakonisht, ka ecuri kronike dhe personat tentojnë të përsërisin të njëjtin veprim mazokist. Disa mazokistë seksual mund të kryejnë veprime masokiste për vite të tëra dhe pa e rritur potencialin dëmtues të veprimeve të tyre. Disa të tjerë me kalimin e kohës ose gjatë periudhave të streseve e rrisin egërsinë e marrëdhënieve mazokiste të cilat eventualisht mund të çojnë deri në vdekje.

Komento