Mbipesha dhe aknet ndërlidhen ndërmjet vete

Mbipesha dhe aknet ndërlidhen ndërmjet vete

Studimet kanë vërejtur një lidhe midis mbipeshës dhe shfaqjes së akneve – problem ky i cili godet çdo të pestin adoleshent enë masë më të madhe vajzat.

Edhe pse me siguri nuk mund të theksohet shkaktari i saktë i akneve, është shumë e mundshme që rol të rëndësishëm luajnë hormonet.

Studimi i botuar në “Archives of Dermatology” ku kishin marrë pjesë 3.600 adoleshentë, ka vërtetuar lidhjen midis mbipeshës dhe akneve.

Po ashtu, është vërtetuar se rreziku nga shfaqja e akneve rritet nga konsumimi i ushqimit që është i pasur me sheqer, përkatësisht çokollatat, bonbonet dhe pijet e gazuara. Sipas ekspertëve, nga mbipesha vjen deri tek sekretimi i sasisë së androgjenit, prandaj edhe shfaqen aknet.

Komento