Mbrojtja e fëmijëve nga gripi

Mbrojtja e fëmijëve nga gripi

Në këtë periudhë të vitit ka një rritje të ndjeshme të rasteve me infeksione të rrugëve të frymëmarrjes. Këtu përmblidhen shumë sëmundje virale që shfaqen çdo vit dhe që në popull njihen me emrin grip, rrufë.

Këto janë sëmundje arogene, që përhapen nëpërmjet spërkave dhe në këtë periudhë, ku fëmijët qëndrojnë më pranë dhe në ambiente të mbyllura, shtohet mundësia e transmetimit nga një fëmijë te tjetri.

Në momentin që takohen me të sëmurët, kalojnë disa orë, 12-48 orë, më pas shfaqen shenjat e para të rrufës. Pjesa dërmuese shkaktohet nga viruse dhe janë mesatarisht 200 të tillë që qarkullojnë në ajër, të cilët infektojnë dhe kur kalojnë, nuk lënë mbrojtje, imunitet. Kjo bën që këto të përsëriten çdo vit. Kështu, nëse në verë kemi shtim të rasteve me probleme të aparatit tretës që shoqërohen me diarre, në dimër kemi shtim të rasteve të infeksioneve virusale.

Shenjat
Shenja e parë është mungesa e gjallërisë së fëmijës. Pas disa orësh shfaqen shenjat e vërteta. Fëmija ka temperaturë që mund të shkojë deri në 39 gradë, ka skuqje sysh, kullim hundësh, dhimbje fyti, dhimbje veshi, humbje oreksi, dhimbje muskujsh, dobësi të përgjithshme dhe kollë. Në disa raste të tjera fëmija mund të ketë dhimbje të forta barku, gjë që shpesh ngatërron rrufën me probleme të aparatit tretës, shpesh kanë diarre dhe të vjella.

Sa më i vogël të jetë fëmija, aq më të rënda janë shenjat, sepse shkalla e imunitetit është e ulët dhe kundërpërgjigja e organizmit është më e ulët. Këto shenja qetësohen pas 3-4 ditësh, dhe pas 1 jave zbuten shenjat madhore. Mund të mbetet kolla, e cila zhduket gradualisht. Po, mund të japë komplikacione. Janë disa shenja që shfaq fëmija, të cilat duhet t’i tërheqin vëmendjen prindërit, për t`iu drejtuar mjekut sa më shpejt.

Masat
Si të reagoni ndaj temperaturës së lartë

Kështu, nëse temperatura bie dhe pas 3-4 ditësh përsëritet, kjo nuk është normale dhe duhet të shërbejë si sinjal për t’i tërhequr vëmendjen prindit që të shkojë sa më parë te specialisti. Nëse fëmija ka dhimbje veshi pas disa ditësh që ka kaluar rrufa, ai duhet çuar te mjeku, sepse mund të ketë infeksion të veshit. Nëse kolla ndryshon, atëherë mund të kemi të bëjmë me bronshit apo bronkopneumoni dhe atëherë duhet të çohet menjëherë të specialisti për t’u trajtuar me antibiotikë.

Masa e parë parandaluese është bërja e vaksinës kundër gripit. Këtë duhet ta bëjnë sidomos ata fëmijë që janë të predispozuar për t’u prekur nga infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, ata që vuajnë nga diabeti, veshkat, pra që janë të sëmurë kronikë. Masa tjetër parandaluese është shmangia e kontaktit me fëmijë apo persona të rritur të sëmurë. Shmangia e ambienteve të mbipopulluara, të paajrosura mirë.

Gripi
Gripi apo viroza e stinës së dimrit është një sëmundje virale, e cila përhapet lehtësisht përmes spërklave, teshtimave dhe kollës.

Mjekët bëjnë të ditur se simptomat e para të pacientëve të prekur prej tij janë të shoqëruara me dhimbje koke, temperaturë të lartë, problem me frymëmarrjen, sekrecione dhe kollë të fortë. Për kurimin e virozave gripale këshillohet përdorimi i lëngjeve, marrja e paracetamolit për lehtësimin e dhimbjeve të kokës dhe frekuentimi i ambienteve me ajër të pastër. Për të evituar marrjen e kësaj sëmundjeje mjekët këshillojnë kufizimin e kontakteve në ambientet kolektive si kopshte, çerdhe dhe qendra të punës, sepse virusi është ngjitës.

Këshilla
1- Mbani nën kontroll temperaturën
2- Qumështi i ngrohtë me mjaltë është një balsam shumë i mirë, madje ideal, për kollën dhe fytin.
3- Nëse ka kollë dhe dhimbje fyti, përdorni avujt me ujë të ngrohtë e kamomil dhe gargara me ujë me kripë.
4- Mundohuni të mos përdorni antibiotikë, ato nuk të shërojnë nga rrufa apo gripi.
5- Të vetmet raste kur mund të kenë efekt janë komplikimet bakteriale, të cilat e dobësojnë tej mase organizmin.

Kura
Frutat dhe perimet që luftojnë gripin dhe të ftohurin

Në këtë listë bën pjesë edhe hudhra, së cilës është e këshillueshme t’i hiqet lëvozhga. Mjekësia dhe shkenca kanë bërë të mundur që në ditët e sotme të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të përhapura, të trupit dhe të mendjes, duke bërë një jetë të shëndetshme. Një rol të rëndësishëm këtu luan ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit. Një dietë vegjetariane ndihmon shumë jo vetëm për të pasur një trup të shëndetshëm, por edhe për të pasur një mendje të qetë dhe të kthjellët. Ndërsa ushqimi i mirë është vital për shëndetin, edhe dieta është po aq e rëndësishme. Trupi ynë ka nevojë për pushime periodike dhe kjo përfshin edhe organet tona të tretjes.

Dieta është mënyra e vetme për t’i lënë të pushojnë këto organe jetësore. Është e nevojshme të mësohet një teknikë sa më e përshtatshme për një dietë efikase dhe pa rreziqe, si edhe “sekrete” të tjera për një shëndet të mirë. Por studimet e bëra nga dietologët kanë treguar efektet pozitive të bimëve dhe ushqimeve në shëndetin tonë, si stimulues të sistemit imunitar, por edhe të efektshme kundër gripit dhe të ftohurit. Dietologu David Grotto, nga Çikago, në një libër ka përmbledhur 101 ushqime të dobishme për shëndetin. Ndërsa më poshtë, po nga ky libër, radhiten 10 bimë dhe ushqime që janë të njohura për efektet

Komento