Mbroni femijet nga insektet

Mbroni femijet nga insektet

Si ti shmangni kontaktet me insekte dhe cilat masa duhet marrë nëse u pickon grerëza apo mushkonja?

Në mënyrë që ti tërhiqni sa më pak insektet, shmangni lëvizjet e shpejta, vrapimin apo lëkundjet me duar në mënyrë të largimit të insekteve, sepse ato shpejtë sulmojnë në rast mbrojtjeje.

Nëse ju apo fëmija juaj jeni të ndjeshëm në pickime, është e rëndësishme ti shmangni aromat e forta (parfumet), kremat për rrezitje, qëndrimin kohëgjatë në kopësht apo në ambient të hapur. Nëse edhe krahas masave mbrojtëse përfundoni me pickim, në vendin e pickimit vendosni vata të lagura.

 

Shmangni

1. Konsumimin e ëmbëlsirave dhe lëngjeve në ambient të hapur sepse mund të ndodh t`ju pickojë insekti në gjuhë, gjë që mund të shkaktojë mbytjen në rrugë mekanike.

2. Ecjen këmbëzbathurazi nëpër bar.

3. Lodhje trupore, sepse djersitja tërheq insektet.

 

Preferohet

1. Lëkuren lyeni me ndonjë preparat me aromë që i refuzon insektet, por gjatë kësaj keni kujdes kur bëhet fjalë për preparate të cilat mund të shkaktojnë reagim alergjik.

2. Mbani gjërat ushqimore të mbyllura hermetikisht.

3. Në dritare vendosni rrjeta mbrojtëse./bebaime/

Komento