Me çaj kundër diabetit

Me çaj kundër diabetit

Me sa duket konsumimi masiv i çajit nga ana e britanikëve ka edhe anën pozitive të saj, çaji mund ta zvogëlojë rrezikun të prekeni nga sëmundja e diabetit, lloji 2, por sipas studimit të fundit vetëm nëse konsumoni disa gota brenda ditës me çaj.

Sipas revistës britanike, pas këtij studimi janë spanjollët ata që duhet të brengosen pas këtij studimi, sepse ata njihen si populli që shumë pak e konsumojnë çajin.

Hulumtuesit gjerman po ashtu kanë dhënë mendimin e tyre në lidhje me faktin se konsumimi i shtuar i çajit mund të ndikojë në parandalimin apo zvogëlimin e rasteve më sëmundjen e diabetit, llojit 2, i cili në masë të madhe është duke u përhapur në mbarë globin.

Shkencëtarët gjermanë thanë se çaji ndikon dobishëm në tretjen e ushqimit në përgjithësi, e gjithë kjo falë polifenoleve, të cilat në masë të madhe gjenden në çaj.

Ekspertët britanikë tashmë me ndihmën e vullnetarëve kanë filluar eksperimentet dhe rezultatet tjera pritet që shumë shpejt të bëhen të ditura për publikun.

Komento