Me këtë dietë do të humbni tre deri në pesë kilogramë për dy javë!

Me këtë dietë do të humbni tre deri në pesë kilogramë për dy javë!

Sa herë i keni premtuar vetes që dy javë para shkuarjes në det do të filloni me një dietë? Ajo ide e humbjes së kilogramëve është diçka që na shtyn të mos heqim dorë sepse për shpërblim do ta marrim një trup të përkryer dhe do të dukemi ashtu siç kemi dëshiruar në kostumin e notit.

Megjithatë, gjatë tërë atij procesi vazhdimisht ndërhyjnë çokollata, cigaret, vera dhe ushqimi me yndyrë, dhe para se të arrijmë qëllimin e shohim se ka ardhur koha që të mbushim valixhet dhe të nisemi në udhëtim.

Sipas hulumtimeve më të fundit, dy të tretat e femrave fillon dietën para se të nisen në pushim veror, me dëshirë që të humbin së paku tre kilogramë. Ky mossukses mundet të reflektohet në vetëbesim dhe kështu ta prishë tërë pushimin. Por nuk ka nevojë që të jetë ashtu!

Dieta e re të cilën e rekomandon ekspertja e dietave Fiona Kërk do t’ju ndihmojë që për dy javë të humbni tre deri në pesë kilogramë. Dhe kjo nuk është e tëra! Me ndihmën e recetave të cilat i ofron, ata kilogramë nuk do të kthehen, por do të vazhdojnë të shkrihen edhe kur të kenë kaluar dy javët e dietës. Krejt çka nevojitet është që t’i respektoni rregullat në vijim:

 

1. Në mëngjes, deri në orën 11:30 hani vetëm pemë. Kështu ato treten më lehtë dhe ndihmojnë në shkrirjen e dhjamit.

 

2. Për drekë hani një pjatë supë dhe një me sallatë.

 

3. Shmangni ngrënien e karbohidrateve pas orës 6 në mbrëmje, si patatet, fasulja, thjerrëzat, orizin me ngjyrë kafeje dhe sojën. (Përveç në rast se shkoni për të ushtruar në palestër).

 

4. Gjatë darkës konsumoni së paku tri lloje perimesh ose një sallatë të madhe.

5. Hani diçka në çdo dy-tri orë në mënyrë që të vazhdoni me shkrirjen e dhjamit dhe që ta mbani energjinë në nivelin e duhur. Në të kundërtën lehtë mund të keni uri dhe të hani më pas ushqime të cilat nuk është dashur t’i hani.

 

6. Shmangni karbohidratet e bardha siç janë orizi i bardhë, buka dhe makaronat sepse ato ofrojnë për një kohë të shkurtë ndjenjën e ngopjes, ju ofrojnë vetëm disa proteina të nevojshme dhe nuk ju ofrojnë energji të mjaftueshme.

 

7. Merruni me aktivitet fizik së paku 30 minuta në ditë, më së miri në mëngjes kur dhjami shkrihet më së shpejti.

 

8. Pini ujë në çdo dy-tri orë, sepse ashtu shpejtohet metabolizmi.

 

9. Nëse nuk keni kohë të përgatitni ushqim, të gjitha lëngjet, supat dhe sallatat mund t’i blini në dyqane të ndryshme.

 

10. Respektoni këto rregulla për dy javë, ndërsa më pas përpiquni që të vazhdoni me respektimin e regjimit të njëjtë të të ushqyerit.

Komento